KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

03-12-2015 - Mamushë

Komuna e Mamushës duhet të jetë më e përkushtuar në rritjen e transparencës

Facebook  Twitter

Në një tryezë me zyrtarët e Komunës së Mamushës është prezantuar “Transparometri” i cili synon rritjen e transparencës komunale, fushë kjo e cila ka rezultuar të jetë në nivel mjaftë të ulët në këtë komunë. Gjatë periudhës janar-qershor 2015,  Komuna e Mamushës është vlerësuar me mungesë tejet të theksuar të transparencës komunale duke arritur vetëm 19.8% të nivelit të përgjithshëm në katër shtyllat e vlerësimit: Zyra e Kryetarit, Kuvendi i Komunës, Financat Komunale dhe transparenca në Konsultime me Publikun (secila nga katër shtyllat përmban nga 11 indikator).

Përfaqësuesit e ekzekutivit të Komunës së Mamushës e shprehën falënderimin e tyre për marrjen e një iniciative të tillë nga ana e KDI-së siç është “Transparometri” dhe potencuan se janë gjithmonë të gatshëm për përmirësime dhe për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ata gjithashtu thanë se ndryshimet vetëm kanë filluar nga ana e komunës në disa indikator si: përfaqësimi nga Organizatat të Shoqërisë Civile në Këshillin Komunal për Siguri dhe Bashkësi dhe publikimi i raporteve buxhetore, publikimi i vendimeve tw kuvendit tw komunës, rregulloret komunale, planin e punws sw kuvendit etj.  Megjithatë ata theksuan se çështjet teknike janë ato të cilat kryesisht ndikojnë në nivelin e ulët të transparencës komunale, të cilat gjithsesi do të përmirësohen.

Anëtarët e kuvendit të Komunës së Mamushës potencuan se ata nuk marrin pothuajse kurrë përgjigje sa i përket kërkesave për qasje në dokumente publike dhe raporteve të shpenzimeve buxhetore që i bëhen kryetarit dhe drejtorëve të komunës duke kritikuar qasjen e ekzekutivit nw mos transparencë rreth legjislativit. Ata gjithashtu thanë se Komunës së Mamushës i nevojitet domosdoshmërish një ueb faqe në rrjete sociale.

 

Disa nga rekomandimet e KDI-se për Komunën e Rahovecit sa i përket ngritjes së nivelit të transparencës ishin: publikimi i raportit aktivitetit gjashtë-mujor; qasja në draft rregulloret dhe planet e komunës; publikimi i buxheteve të ndërmarrjeve nën mbikëqyrje; bashkëpunimi me Bashkësi Lokale për Transparencë; linja telefonike direkte gratis; raportimi para përfaqësuesve lokal; shpërndarja e materialeve përcjellës në dëgjime publike; publikimi I borxhit publik komunal; publikimi I raportit të auditmit; publikimi I raportit të prokurimit; njoftimet për kontratë dhe për dhënien e kontratave; publikimi i rendit të ditës së seancave në ueb-faqe në kolonën adekuatë; publikimi I të gjitha detajeve biografike të anëtarëve të Kuvendit si dhe email adresave të tyre.  

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved