Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre. Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

Institucionet e qeverisjes lokale dhe zyrtarët e zgjedhur, shpeshherë në pamjaftueshmëri të kapaciteteve dhe përvojës, nuk arrijnë të krijojnë dhe zbatojnë praktika e mekanizma efikas që mundësojnë komunikimin dykahor midis tyre dhe zgjedhësve, dhe si rezultat të prodhojnë politika e vendime që reflektojnë kontributin qytetar. Qytetarët, shpeshhere indiferent ndaj këtyre të drejtave dhe mekanizmave, mbesin në margjina të proceseve vendim-marrëse. Ndikimi në politikëbërje bëhet edhe më sfidues për votuesit e zonave rurale, në veçanti për gratë e pakicat kombëtare dhe kjo pashmangshmërisht e pengon zvillimin demokratik të vetëqeversijes lokale.

Programi i Qeverisjes Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare (QLPQ) është ideuar mbi këtë nevojë dhe ka për qëllim që të intervenojë për të plotësuar këtë vakuum, duke maksimalizuar potencialin e tij në edukimin dhe aktivizmin qytetar për të ushtruar ndikim në politikat e qeverisë dhe për të siguruar një kontroll mbi qeverinë lokale.

QLPQ përmes monitorimit, avokimit, mobilizimit qytetar, hartimit të politikave publike alternative, ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve publik dhe OJQ-ve synon t’i hapë rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset politike dhe të bëjë që zëri i tyre të dëgjohet dhe përkthehet në vendime të dobishme për ta.

QLPQ do të vazhdojë të angazhohet për të lehtësuar dhe jetësuar dialogun konstruktiv midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve, dhe për t’a shndërruar këtë komunikim në një kulturë të demokracisë pjesëmarrëse dhe një qeverisje lokale funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Stafi

Naim Cahani Menaxher i projektit dhe Hulumtues i Lartë