Jeta Krasniqi është menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ku udhëheq projektin për fuqizimin e rolit mbikqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Më parë, Znj. Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare Politike (2012-2016) e Presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, ku ishte e angazhuar në fushën e politikës së jashtme, të zhvillimit ekonomik, të promovimit të të drejtave të njeriut si dhe barazisë gjinore. Znj. Krasniqi ishte koordinatore e Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës të themeluar nga Presidentja e atëhershme e Kosovës znj. Atifete Jahjaga. Znj. Krasniqi ka një angazhim të gjatë në organizatat e shoqërisë civile në avancimin e rolit të gruas në shoqëri në Kosovë dhe Shqipëri.
Jeta Krasniqi ka mbaruar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Johns Hopkins University School of Advanced International Studies (SAIS), ndërsa studimet universitare në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Eastern Mediterranean University në Republikën Turke të Qipros Veriore.
Krasniqi është anëtare e bordit të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës dhe Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF), si dhe anëtare nga shoqëria civile e Komisionit Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e personave të dhunuar gjatë luftës.
Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare