KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

20-11-2015 - Prishtinë

Reagim kundër projekt ligjit që nuk e parandalon konfliktin e interesit

Facebook  Twitter

Organizata Çohu! dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shprehen kundër miratimit të Projektligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në formën aktuale siç është miratuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në formën e tij aktuale ky projekt ligj nuk i adreson rekomandimet e ofruara nga organizatat e shoqërisë civile si dhe nuk është në harmoni me standardet evropiane siç edhe e ka përmendur Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar më 10 nëntor.

Kuvendit të Kosovës i rekomandohet që të mos humbë kohë më tutje me projektligjin e dorëzuar nga Qeveria i cili merret vetëm me ndryshime kozmetike të ligjit bazik.  Por menjëherë të marrë një nismë të re ligjore me anë të së cilës do të ndryshoj në thelb ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit duke u bazuar në rrethanat e vendit dhe ne standardet evropiane.

Për rikujtim, më 19 nëntor Komisioni parlamentar miratoi raportin me amendamente të hartuar nga grupi punues në Projektligjin nr. 05/L-41 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimit të funksionit publik.

Raporti i Progresit për Kosovën ka kërkuar që ky dhe ligje tjera të jenë në harmoni me standardet evropiane. Në veçanti ka kërkuar që të përcaktohen qartë kategoritë e zyrtarëve publikë dhe masat në parandalimin dhe sanksionimin e konfliktit të interesit. Ndër të tjerat, është kërkuar që kategori të caktuara të zyrtarëve publikë sikurse këshilltarët politikë të mos përjashtohen nga fushëveprimi i ligjit. 

Rikujtojmë se rekomandime të ngjashme më ato të përmendura në Raportin e Progresit i janë ofruar në vazhdimësi Qeverisë dhe Deputetëve të Kuvendit për të përmirësuar kornizën ligjore kundër korrupsionit , të cilat në vazhdimësi janë refuzuar. Rekomandimet ishin që të qartësohet fushëveprimi i ligjit lidhur me parandalimin e konfliktit te interesit në mes sferës publike-private, publike-publike apo të dyjave, klasifikimi i konfliktit të interesit më bazë të pozitave/funksioneve publike etj.

 Organizata Çohu! dhe Instituti Demokratik i Kosovës mbesin në dispozicion për të ofruar rekomandimet përsëri për të përmirësuar këtë fushë.

               ###

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved