KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

12-11-2015 - Rahovec

Kërkohet angazhim për rritjen e transparencës në Komunën e Rahovecit

Facebook  Twitter

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur një takim, i cili pati si qëllim prezantimin e Transparometrit dhe rritjen e nivelit të transparencës në këtë komunë. Të pranishëm në këtë tryezë ishin Kryesuesi i Kuvendit, Nënkryetari i Komunës,  anëtarë të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, përfaqësues të ekzekutivit komunal dhe OJQ, të cilët e dhanë kontributin e tyre në këtë diskutim. Gjatë periudhës janar-qershor 2015 Komuna e Rahovecit është vlerësuar me mungesë të transparencës komunale duke arritur vetëm 40.3%  të vlerësimit të përgjithshëm në katër shtyllat e vlerësimit: Zyra e Kryetarit, Kuvendi i Komunës, Financat Komunale dhe transparenca në Konsultime me Publikun (secila nga katër shtyllat përmban nga 11 indikator).

Në fillim të kësaj tryeze Nënkryetari i Komunës së Rahovecit z. Xhemali Haxhimustafa dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Nehat Elshani e theksuan rëndësinë e “Transparometrit” dhe të gjithë indikatorëve të përdorur për vlerësimin e transparencës duke thënë se me pak përkushtim dhe angazhim nga ana e ekzekutivit dhe e kuvendit komunal mund të eliminohen edhe këto  mungesa. Ata u treguan të gatshëm për përmirësime dhe potencuan se ky nivel i ulet i transparencës ka rezultuar si pasojë e neglizhencës nga zyrtarët e komunës. Edhe drejtorët e tjerë të Komunës së Rahovecit pohuan se ka çalime mirëpo të gjithë indikatorët të cilët mungojnë në Komunën e Rahovecit do të merren me më seriozitet sa i përket publikimit të dokumenteve zyrtare dhe aktiviteteve të ekzekutivit dhe Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Sipas anëtarëve të Kuvendit mungesa e publikimit të planit të prokurimit, rregulloreve, vendimeve dhe statutit ne faqen zyrtare të Komunës paraqet një problem serioz që ndikon në transparencën Komunale. Sipas tyre të gjitha këto dokumente duhet të publikohen gjithashtu edhe në buletin apo gazetë zyrtare e cila do të mund të ju ofrohet edhe publikut. Një tjetër pakënaqësi e shprehur nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Rahovecit ishte edhe mos raportimi i raportit gjashtë-mujor të punës nga Kryetari i cili është shumë pak prezent në mbledhjet e kuvendit komunal dhe mos marrja e përgjigjeve sa ju përket pyetjeve të parashtruara ekzekutivit të komunës nga ana e asambleistëve. Ata gjithashtu thanë se duhet të inkurajohen qytetarët për të marrë pjesë në debate publike në mënyrë që të merren kërkesat dhe sugjerimet e tyre.

 

Disa nga rekomandimet e KDI-se për Komunën e Rahovecit sa i përket ngritjes së nivelit të transparencës ishin: publikimi i raportit aktivitetit gjashtë-mujor; qasja në draft rregulloret dhe planet e komunës; publikimi i buxheteve të ndërmarrjeve nën mbikëqyrje; bashkëpunimi me Bashkësi Lokale për Transparencë; linja telefonike direkte gratis dhe organizimi i takimeve javore me qytetarë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved