KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

23-10-2015 - Suharekë

Komuna e Suharekës çalon më shumë në transparencën e financave lokale

Facebook  Twitter

Si rrjedhojë e publikimit të “Transparometrit” në Komunën e Suharekës u mbajte një tryezë diskutimi ku ishin te pranishëm: Kryesuesi i Kuvendit, Nënkryetari i Komunës, anëtarë të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal.

Ky takim pati si qellim ngritjen e nivelit te transparencës ne Komunën e Suharekës, e cila gjatë periudhës janar-qershor 2015 është vlerësuar me mungesë të theksuar të transparencës komunale duke arritur vetëm 34.1%  të vlerësimit të përgjithshëm në katër shtyllat e vlerësimit: Zyra e Kryetarit, Kuvendi i Komunës, Financat Komunale dhe transparenca në Konsultime me Publikun (secila nga katër shtyllat përmban nga 11 indikator). Në këtë periudhë komuna e Suharekës ka qëndruar më dobët në transparencën e financave duke arritur vetëm 5 pikë nga 35 të mundshme.

Nënkryetari i Komunës z. Rexhep Kuqi në fillim të kësaj tryeze potencoi rendësin e transparencës në nivel komunal dhe duke ju referuar të gjeturave të KDI-s ai theksoi se e përgjithshmja është afër mesatares megjithatë ka hapësirë për shumë përmirësime. Ky rezultat mund të jetë edhe për shkak të kufizimit të numrit të angazhimit të stafit plotësues në zyrën e informimit sidomos të mungesës së zyrtarit në plasimin e dokumenteve në ueb faqen e komunës.

Zyrtaret komunal ne Suhareke janë shprehur se një nder arsyet e nivelit te ulet ne Komunën e Suharekës janë edhe çështjet teknike qe duhet te reflektojnë me qellim te përmirësimit. Kryesuesi i Kuvendit te Komunës z. Refki Gega tha se nevojitet koordinim i vazhdueshëm mes sektorëve te caktuar ne mënyre qe te rritet niveli i transparencës. Sa i përket dëgjimeve publike për buxhet, drejtoret dhe zyrtaret e tjerë ne Komunën e Suharekës deklaruan se qytetaret nuk i përgjigjen shume takimeve.

Sipas anëtare te Kuvendit ne komunën se Suharekës duhet te përmirësohet edhe mungesa e raportimit te Kryetarit ne Kuvend për gjashtëmujorin e pare te këtij viti si dhe mos diskutimi i raportit te Auditorit ne Kuvend. Megjithatë, zyrtaret komunal ne Suhareke pohuan se ky dokument do te shërbej si udhëzues për përmirësimin e indikatorëve qe mungojnë dhe do te kenë angazhim me te madh ne transparencën financiare.  

 

Disa nga rekomandimet e KDI-se për Komunën e Suharekës sa i përket ngritjes se nivelit te transparencës ishin: inkurajimi i qytetareve ne pjesëmarrjen e dëgjimeve publike për buxhet me ndihmën e shoqërisë civile; plotësimi i kërkesave zyrtare sa i përket shpenzimeve dhe buxheteve te ndërmarrjeve komunale; publikimi i draft buxhetit për vitin e ardhshëm; planin e prokurimit si dhe raportin e auditimit te vitit paraprak ne ueb-faqe. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved