KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

15-01-2015 - Prishtinë

Komunave u zvogëlohen shpenzimet kapital përkundër nevojave për shërbime publike

Facebook  Twitter

Në konferencë vjetore për qeverisjen lokale, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoj raportin për vitin 2014 të 18 komunave (nga 38 gjithsej) para udhëheqësve komunal, qendror dhe organizatave të shoqërisë civile. Përpos problemeve kryesore që u listuan në këtë raport për secilën prej komunave, evidentohet edhe gjendja e premtimeve zgjedhore që secili kryetari i komunës kishte bërë në kohë fushate. Njëkohësisht, listohen edhe rekomandimet për secilin kryetarë të komunës dhe Asamble komunale. 

Në fjalën hyrëse Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Z. Ismet Kryeziu, tha “Përderisa viti 2014 karakterizohet si një vit kryesisht si joefektiv për nivelin qendror të qeverisjes, ai ka qenë mjaft dinamik për vetë-qeverisjen lokale, përjashtuar këtu katër komunat në veri të vendit me shumicë serbe që ishin jofunksionale.”

Ndërsa Jetmir Bakija (KDI) gjatë prezantimit të raportit theksoj se shumë komuna ende dalin të kenë probleme serioze me furnizim të pijshëm të ujit (12 komuna), menaxhim të mbeturinave dhe ndotjes (10 komuna), qasje në kanalizim (6 komuna), shërbime shëndetësore (5 komuna), por edhe ankesa për politizime të punësimeve në komunë (6 komuna). Përkundër këtyre nevojave të qytetarëve në këto komuna, Jetmir Bakija tha se “me Buxhetin e Kosovës për vitin 2015, 27 komunave u janë zbritur fondet për investime kapitale dhe 12 komunave u janë zbritur fondet për subvencione, krahasuar me vitin 2014. E gjitha kjo si pasoj e rritjes së pagave të punonjësve publik me vendimin e Qeverisë së Kosovës në prill të vitit 2014.” 

Vetëm shtatë (7) komuna del të kenë rritje të investimeve kapitale (buxhet ky i dedikuar për investime në ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe, rrugë etj). Këto komuna janë Prizreni, Drenasi, Graçanica, Rahoveci, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Peja. 

Ndërsa tek vlerësimi i Kryetarëve të Komunave (18 të monitoruara) u informua se nga 126 premtime që janë monitoruar të këtyre kryetarëve, 27 janë realizuar plotësisht, 41 pjesërisht apo të planifikuara, ndërsa 57 kanë mbetur pa u realizuar apo planifikuar. 

KDI gjithashtu informoj se vetëm 8 komuna i kanë bërë buxhetet e tyre për vitin 2014 të qasshme online, në ueb-faqe zyrtare, kurse vetëm 14 komuna kanë publikuar raportet e shpenzimeve (nga gjithsej 38 komuna të Kosovës).

Gjithashtu, u vlerësua se përderisa disa komuna kanë qenë të vëmendshme për të konsultuar banorët e komuniteteve të tyre si Vitia, Prishtina dhe Rahoveci, shumë nga udhëheqësit lokal nuk po kanë dhënë llogari dhe konsultuar para qytetarëve siç e kanë obligim ligjor dhe moral. Ndërsa planifikimi buxhetor dhe transparenca buxhetore mbetet sfidë e përgjithshme e qeverisjes lokale. 

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved