KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

07-11-2017 - Prishtine

Komisionet Parlamentare kerkojne transparence te shtuar dhe vleresim te marreveshjeve te dala nga dialogu Kosove-Serbi

Facebook  Twitter

KDI dhe Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike sot ishin nikoqir të  takimit të dytë koordinues të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit ku u diskutua rreth rolit të Kuvendit dhe Komisioneve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim kishte për synim të ofrojë një platformë diskutimi, bashkërendimi dhe dakordësimi në mes Komisioneve Parlamentare rreth rolit të tyre në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ndërtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për monitorimin, mbikëqyrjen, pjesëmarrjen dhe transparencën e këtij procesi.

Në këtë takim morrën pjesë Vjosa Osmani-Sadriu Kryetare e Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Lumir Abdixhiku Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Blerta Deliu-Kodra Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Ismajl Kurteshi Kryetar i Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Albulena Haxhiu Kryetare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Sala Berisha Shala Kryetare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Besa Baftiu Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Haxhi Shala Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Driton Selmanaj Kryetar i Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Gjatë këtij diskutimi kryetarët e Komisioneve shprehën qëndrimet e tyre rreth nevojës së koordinimit të ndërsjelltë, vlerësimin dhe monitorimin e marrëveshjeve të arritura si dhe rritjen e transparencës për këtë proces. Kryetarët e komisioneve diskutuan gjithashtu rreth fazën së re të dialogut Kosovë –Serbi ku u theksua nevoja e një rezolute të re para fillimit të kësaj faze. Si dhe u kërkua që marrëveshjet e dialogut në të ardhmen të diskutohen në Komisionet përkatëse duke e marr aprovimin e tyre para nënshkrimit.

Në takim u vlerësua se duhet të rritet pjesëmarrja dhe komunikimi me qytetarët, duhet të vazhdohet me organizimin e vizitave në terren nga Komisionet për të parë nga afër zbatimin dhe ndikimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, si dhe të shtohet mbikqyrja ndaj ekzekutivit për marrëveshjet e arritura.

Kjo nismë për koordinimin e komisioneve parlamentare lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi u dakordua që të vazhdohet edhe në të ardhmen me takime të tjera me kërkesa dhe rekomandime konkrete për procesin e dialogut nga komisionet përkatëse drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe Ekzekutivit.

Ky takim organizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved