-Janë evidentuar tre raste që janë lejuar të votojnë me kusht edhe pse ata kanë qenë nga komunat tjera dhe emrat e tyre nuk janë gjetur ne LPV të komunë. Kjo ka ndodhur në qendrën e votimit 0317 E në vendvotimin 04D në shkollën “Hasan Prishtina” në komunën e Drenasit.

-Në qendrën e votimit 1918E në vendvotimin 05 D në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë, janë lejuar dy persona që të votojnë përkundër faktit se gishtërinjtë e tyre kanë qenë të shënjuar me sprej.

Propagandë partiake është evidentuar në disa vendvotime

Në qendrën e votimit 1905E në vendvotimin 04R në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë në kabinën e votimit është gjetur lista me të cilat votuesit janë udhëzuar për kë të votojnë. Ndërsa në vendvotimin 05D në listën e kandidatëve po ashtu janë hasur udhëzime se për kë duhet të votojnë.

Në qendrën e votimit 1408D në vendvotimin 01D në shkollën “Nushi dhe Tefiku” në komunën e Novobërdës një kandidat i LDK-së për kuvend komunal është parë tek shpërndan kartëvizita për njerëz që futen për të votuar.

***

Thërrasim qytetarët që ende nuk kanë votuar, t’i shfrytëzojnë orët e mbetura për të shprehur vullnetin e tyre #mevote.

 

Kërkojmë nga komisionerët vigjilencë të shtuar deri në përmbyllje të procesit të votimit, e posaçërisht në procesin e numërimit.
Kërkojmë nga subjektet politike të përmbahen nga festat e parakohshme deri në shpalljen zyrtare të rezultateve.

" />
KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

22-10-2017 - Prishtina

DnV: (Ora 18:00) Evidentohen parregullsi te natyrave tjera, DnV ben thirrje per hetime

Facebook  Twitter

DnV raporton se deri në orën 16:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 32.68% e qytetarëve të vendit ose 618, 010 qytetarë me të drejtë vote.
Parregullsitë që po e përcjellin procesin e votimit në terren prej fillimit të procesit në ora 07:00 deri në orën 16:00.
Tentimet për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë) me gjithsej 86 raste, në 14 vendvotime. Prijnë komunat: Peja (36), Lipjani (30), Prizreni (9). 
Votimi familjar është raportuar në 3060 raste në nivel të Kosovës. Komunat që prijnë me votime familjare janë: Gjakova (770), Lipjani (446) dhe Peja (296). 
Prej hapjes së vendvotimeve, vështirësi të votuesve për t’a gjetur emrin në listë janë 511 raste. Komunat që prijnë janë Mitrovica 145 dhe Prishtina 144.
Incidentet më të theksuara:

-Një rast më eklatant i asistimit më shumë se një herë është evidentuar në qendrën e votimit 2101B në vendvotimin 05D në shkollën Anton Çetta në komunën e Skenderajt. Banorët e shtëpisë së pleqve janë asistuar nga i njëjti person për të votuar dhe një gjë e tillë nuk është ndaluar. Në qendrën e votimit 2037 A në vendvotimin 01R, në shkollën Svjetlost në komunën e Prizrenit një person ka votuar në emër të dy vajzave të tij me aftësi të kufizuar fizike.

-Është raportuar për ndërprerje të procesit të votimit dhe kjo si shkak i diskrepancës midis numrit të fletëvotimeve për kryetar komune dhe atij për kuvend komunal. Pas këtyre rasteve kanë pasuar arrestime të kryesuesve të vendvotimeve. Rastet specifike përfshijnë:
Në qendrën e votimit 0802 C në vendvotimin 01R në shkollën Isa Boletini në komunën e Klinës ka një votë diferencë mes dengjeve të fletëvotimeve për kryetar dhe kuvend komunal të cilat kanë 50 fletëvotime. Një fletëvotim ka tepruar nga dengu i fletëvotimeve për kuvend komunal, gjë që ka bërë që vendvotimi të mbyllet për 30 minuta.

Problem i njëjtë është evidentuar në qendrën e votimit 2403Anë vendvotimin 06D, në shkollën Edit Durham në Suharekë. Dy fletëvotime për kuvend komunal kanë tepruar. Po ashtu në qendrën e votimit 0401D në vendvotimin 03R, në shkollën Abaz Ajeti në komunën e Gjilanit, dy fletë votime për kuvend komunal kanë mbet të pashfrytëzuara.

Në qendrën e votimit 1113 B në vendvotimin 01R, në shkollën “Trepça” në komunën e Mitrovicës jugore nuk ka përputhje në mes fletëvotimeve të shfrytëzuara për kryetar komune dhe fletëvotimeve për këshilltar komunal. Policia i ka arrestuar kryesuesin e vendvotimit.

Në qendrën e votimit 1102 B në vendvotimin 01 R në shkollën “Migjeni” në komunën e Mitrovicës jugore, nuk ka pas përputhje në mes fletëvotimeve në mes kryetarit dhe në fletëvotimeve për kandidat për kuvende komunale. Kryesuesi i vendvotimit është arrestuar.

Në qendrën e votimit 1102 X në dy vendvotime, në shkollën “Abdullah Shabani” në komunën e Mitrovicës nuk ka përputhje në mes fletëvotimeve të shfrytëzuara për kryetar komune dhe fletëvotimeve për këshilltar komunal. Policia i ka arrestuar dy kryesues të vendvotimeve.

Në qendrën e votimit 1117 B në vendvotimin 02D, në shkollën “Shemsi Ahmeti” në komunën e Mitrovicës nuk ka përputhje në mes fletëvotimeve të shfrytëzuara për kryetar komune dhe fletëvotimeve për këshilltar komunal. Policia i ka arrestuar kryesuesin e vendvotimit.

Në qendrën e votimit 1905 E në vendvotimin 01R në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, kryesuesi i vendvotimit e ka mbyll vendvotimin për 10 minuta pasi që nuk ka pas përputhje në mes të fletëvotimeve për kryetar dhe fletëvotimeve për kandidat për asamble komunale.

-Në vendvotim 1124B/01, fshati Kaçandoll, shkolla fillore "Bislim Hajdari”, raportohet se ky vendvotim nuk ka qenë funksional deri pas orës 10:30, sepse kishte munguar Lista e Votuesve. Kryesuesi është shoqëruar nga policia, ndërkohë që një anëtar tjetër i këshillit të vendvotimit është caktuar në vend të tij. Pas pajisjes me Listën Përfundimtare të Votuesve ka vazhduar procesi i votimit.

-Janë evidentuar tre raste që janë lejuar të votojnë me kusht edhe pse ata kanë qenë nga komunat tjera dhe emrat e tyre nuk janë gjetur ne LPV të komunë. Kjo ka ndodhur në qendrën e votimit 0317 E në vendvotimin 04D në shkollën “Hasan Prishtina” në komunën e Drenasit.

-Në qendrën e votimit 1918E në vendvotimin 05 D në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë, janë lejuar dy persona që të votojnë përkundër faktit se gishtërinjtë e tyre kanë qenë të shënjuar me sprej.

Propagandë partiake është evidentuar në disa vendvotime

Në qendrën e votimit 1905E në vendvotimin 04R në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë në kabinën e votimit është gjetur lista me të cilat votuesit janë udhëzuar për kë të votojnë. Ndërsa në vendvotimin 05D në listën e kandidatëve po ashtu janë hasur udhëzime se për kë duhet të votojnë.

Në qendrën e votimit 1408D në vendvotimin 01D në shkollën “Nushi dhe Tefiku” në komunën e Novobërdës një kandidat i LDK-së për kuvend komunal është parë tek shpërndan kartëvizita për njerëz që futen për të votuar.

***

Thërrasim qytetarët që ende nuk kanë votuar, t’i shfrytëzojnë orët e mbetura për të shprehur vullnetin e tyre #mevote.

 

Kërkojmë nga komisionerët vigjilencë të shtuar deri në përmbyllje të procesit të votimit, e posaçërisht në procesin e numërimit.
Kërkojmë nga subjektet politike të përmbahen nga festat e parakohshme deri në shpalljen zyrtare të rezultateve.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved