KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

11-09-2017 - Prishtine

KDI kerkon te procedohet sa me shpejt ligji per qeverine

Facebook  Twitter

Qeveria e kaluar, për gati tri vite ka shpenzuar mbi 5.9 milion euro nga buxheti i shtetit. Kjo shumë është shpenzuar vetëm në paga për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, ministrat pa portofol, zëvendësministrat dhe këshilltarët politik.

Nga kjo shumë nuk janë llogaritur edhe shpenzimet e tjera që kanë bërë këta zyrtar shtetëror si: mëditje për udhëtimet jashtë vendit, bileta të aeroplanit, pagesa të telefonave, dreka dhe darka, përdorimi të makinave zyrtare, shfrytëzimi të eskortave policore në rastet të caktuara etj.

Qeveria që shkoi kishte 21 ministri dy prej të cilave pa portofol. Edhe Qeveria e sapo zgjedhur ka po këtë përbërje në numra me gjithsej 21 ministri dhe pritet të bëjë shpenzime të ngjashme.
KDI i bën thirrje Qeverisë së zgjedhur ta procedoj sa më shpejtë në Kuvend Ligjin për Qeverinë, e me të cilin duhet të parashihet struktura dhe përbërja e kabinetit qeveritar.
Ky ligj do të ndihmonte edhe sqaronte kompetencat e qeverisë.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved