KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

24-05-2017 - Prishtine

Lansohet projekti Promovimi i integritetit ne sistemin e drejtesise

Facebook  Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) me seli në Hagë, ka lansuar sot projektin “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë”. Ky projekt cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, ka për synim rritjen e integritetit dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorit të shtetit, me qëllim të krijimit të një sistemi të fortë të drejtësisë dhe përmirësimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Gjatë ceremonisë së lansimit ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Willems, ka thënë se me zbatimin e këtij projekti do të arrijmë të kuptojmë situatën aktuale sa i përket integritetit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, do të thellohen njohuritë për integritetin dhe do të ngritën kapacitetet për t’u marrë me çështjet e integritetit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Njëkohësisht dhe qytetarët do të vetëdijesohen për çështjet e integritetit në sektorin e drejtësisë.

“Ky projekt do të hap debat të një këndvështrimi tjetër për integritetin në sistemin e drejtësisë kosovare. Në këtë mënyrë, synohet të rritet besimi i qytetarëve në prokurori dhe gjykata dhe do të përmirësohet në përgjithësi sundimi i ligjit në Kosovë”, ka shtuar ambasadorja.

Zëvendësdrejtori i Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Eric Vincken ka thënë se integriteti është koncept me të cilin ndeshemi çdo ditë në çfarëdo roli të cilin e kemi dhe se nuk është një term i veçantë që përdoret vetëm për gjyqësorin. “Integriteti gjithashtu ka nevojë për mirëmbajtje, monitorim të përhershëm dhe mekanizma për t'u marrë me shkeljet e integritetit, jo vetëm në Kosovë apo në Holandë, por në çdo vend të botës”, ka shtuar ai.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ka theksuar se ky projekt shërben si një kornizë e mjaftueshme konceptuale për kryerjen e hulumtimeve, analizave, rekomandimeve dhe ngritjen e kapaciteteve lidhur me integritetin e akterëve në sistemin gjyqësor të Kosovës. “Vazhdimisht kemi shprehur qasjen tonë miqësore ndaj iniciativave që kanë për qëllim promovimin e integritetit dhe rritjen e besimit të publikut në punën e sistemit gjyqësor”, ka shtuar ai.

Kurse kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka potencuar se integriteti është parakusht jetik për funksionimin e pavarur, të paanshëm dhe profesional të sistemit të drejtësisë andaj sipas tij çdo aktivitet i orientuar në promovim të integritetit është shumë i rëndësishëm për sistemin. “Ndihma e këtij projekti në realizimin e hulumtimeve kualitative dhe kuantitative do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë në identifikimin e progresit dhe sfidave të sistemit prokurorial e që do të jetë mbështetje për këshillin për marrjen e vendimeve adekuate”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ngjarja u përmbyll me ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit lidhur me këtë projekt ndërmjet përfaqësuesve të projektit dhe kryesuesve të të dyja këshillave.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (15)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved