KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Zgjedhjet e Lira dhe të Drejta

24-01-2017 - Mitrovicë

Të rinjtë e politikanët debatojnë për llogaridhënie kërkohet llogari dhe përgjegjësi për premtimet

Facebook  Twitter

Nën organizimin e KDI, sot tre deputetë të Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani (LDK), znj. Xhevahire Izmaku (PDK) z. Ilir Deda (deputet i pavarur) si dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës z. Faruk Mujka (KDI) janë përballur me studentët dhe të rinjtë mitrovicas në një debat publik.  Kjo ngjarje kishte për qëllim nxitjen e angazhimit të të rinjëve për të kërkuar llogari nga të zgjedhurit e tyre.

Deputetja Vjosa Osmani, ka thënë gjatë fjalës së saj se në Kosovë është shënuar përparim viteve të fundit sa i përket llogaridhënies dhe transparencës së deputetëve karshi qytetarëve. Pikërisht rrjetet sociale ka thënë se kanë ndikuar që të shtohet aktivizmi qytetarë dhe të rritet llogaridhënia nga politikanët. Osmani ka thënë se do të donte që të rinjtë të reagonin më tepër në mënyrë kolektive dhe jo individuale që mendimi, ankesa apo kërkesa e tyre të trajtohet më seriozisht dhe të gjej zbatim.

Kurse deputetja Xhevahire Izmaku, ka vlerësuar se në Kosovë nuk është kultivuar llogaridhënia dhe transparenca si kulturë dhe se duhet të punohet më tepër që kjo kulturë të ndërtohet. Ajo ka theksuar se po të kishte ndarje në zona zgjedhore transparenca dhe llogaridhënia ndaj votuesit do të ishte më e madhe. Po ashtu është zotuar se do ta ngris në Kuvend çështjen e bursave studentore për studentët e Universitetit publik të Mitrovicës të cilët u ankuan për vlerën e ulët të tyre krahasuar me Universitetin e Prishtinës.

Deputeti Ilir Deda, ka folur për rolin e deputetit duke vlerësuar se një deputet ka më tepër përgjegjësi ndaj qytetarit se sa partisë që përfaqëson për faktin që votohet direkt nga qytetari. Sipas tij partia është irelevante kur vije në pyetje qytetari.
Kurse arsimimi ka theksuar se është shumë i rëndësishëm dhe nuk lejon që një politikan të bëhet rob i një partie.

Kurse Faruk Mujka nënkryetar i Mitrovicës, ka potencuar se transparenca dhe llogaridhënia janë dy veçori shumë të rëndësishme që duhet  të kultivohet tek rinia kosovare pasi gjeneratat e vjetra sipas tij e kanë harruar kuptimin e këtyre veçorive.  Sipas tij këto janë dy shtylla të një shteti demokratik dhe njëkohësisht edhe standarde ndërkombëtare që përbëjnë sfidë për shumë vende.

Panelistët po ashtu ju përgjigjen interesimit të madh të studentëve për shumë çështje që lidhen me transparencën por edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Ky debat u organizua me mbështetje të Ambasadës Britanike në Prishtinë në kuadër të projektit  “Fuqizimi i votueseve të rinjve për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved