KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

19-10-2016 - Mitrovicë

KDI në Mitrovicë diskuton për progresin dhe ngecjet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike

Facebook  Twitter

Në dy takime të ndara, përfaqësues të KDI u takuan me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut z.Agim Bahtiri, si dhe me Zyrtaren Kryesore Ekzekutive në Komunën e Mitrovicës së Veriut znj.Adrijana Hodzic, ku u adresuan çështjet që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

Në këto takime u diskutua rreth progresit dhe ngecjeve në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, përkatësisht Marrëveshjes së Urës së Mitrovicës, Marrëveshjes për drejtësi, Mbrojtjes civile si dhe marrëveshjes për diploma, si dhe rreth gatishmërisë së KDI-së për të rritur transparencën e dialogut dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces.

Z. Bahtiri vlerësoi se ka qenë transparent për sa i përket marrëveshjes së Urës së Mitrovicës, ndërsa tha se ka munguar në përgjithësi mungesa e transparencës gjatë zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Ai shtoi se ka progres në zbatimin e Marrëveshjes së Urës së Mitrovicës, por ende është duke u negociuar në Prishtinë për  memorandumin e mirëkuptimit për kufijtë administrativ midis komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, ashtu siç parashihet edhe sipas marrëveshjes.

Ndërsa znj.Hodzic shprehu se është tejet e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve dhe akterëve lokal në çështjet të cilat diskutohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi duke identifikuar si problematik edhe mungesën e mekanizmave për të zbatuar marrëveshjet e arritura në praktikë.      

Duke shprehur vlerësim për iniciativën e ndërmarr nga KDI, për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në dialogun Kosovë-Serbi, z. Bahtiri dhe znj. Hodzic shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar.

Projekti “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare të ekzekutivit dhe rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në dialogun Kosovë – Serbi” financohet nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved