KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare

29-08-2016 - Prishtinë

Komunat rrisin transparencën, por përgjegjësi e dobët e Kryetarëve karshi Kuvendeve Komunale

Facebook  Twitter

“Transparometri Komunal” tashmë i mekanizëm i efektshëm i matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë), sot bëhet për publik për herë të tretë.

Naim Cahani zyrtar i KDI-s gjatë konferencës prezantoi metodologjinë ka tha se “matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale dhe është i bazuar në katër shtyllat e vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun. Secila nga katër shtyllat përmban gjithsej 11 indikatorë.

Në bazë të gjeturave të analizës mbi transparencën e gjashtë komunave të regjionit të Prizrenit të matur për periudhën gjashtë mujore (janar-qershor 2016), Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat tjera me 70.7 %. Pas saj renditen Komuna e Malishevës (61.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (59.6 % transparente), Komuna e Suharekës (56.2 % transparente), Komuna e Dragashit (54.0 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (23.1% transparente).

Radhitja e komunave për nga performanca më e mirë sa i përket Zyres së Kryetarit/es, është  Komuna e Rahovecit me 25.3 pikë (nga 35 pikë të mundshme) pasuar nga Komuna e Malishevës  (20.3 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Dragashit  (14.3 pikë), Komuna e Suharekës (12.7 pikë)  dhe Komuna e Mamushës (5.0 pikë).

Komuna e Rahovecit në raport me komunat tjera tregoj performancë të mirë në raport me  transparencën e punës së Kuvendit të Komunës me 28.7 pikë, Komuna e Malishevës (me 24.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Suharekës  dhe Dragashit me nga (18.3 pikë) dhe më së paku transparente  del të jetë Komuna e Mamushës (12.0 pikë).

Komuna e Suharekës prinë me performancë në kuadër të financave komunale me 27.7 pike, Komuna e Rahovecit (27.3 pikë), Komuna e Dragashit (26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (25.0 pikë), Komuna e Malishevës (21.0 pikë) dhe Komuna e Mamushës (8.0 pike).

Në shtyllën e konsultimeve publike, komuna e Malishevës në këtë periudhë ka performuar më së miri (21.3 pikë), Komuna e Suharekës (me 20.0 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Rahovecit  (17.6 pikë) Komuna e Dragashit (17.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (me 7.3 pikë).

Nga retrospektiva e nxjerrjes dhe publikimit të kësaj analize në baza gjashtë mujore, pesë nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit kanë pasur përmirësim të ndjeshëm në indikatorët matës me përjashtim të Komunës së Mamushës e cila ka stagnuar në përmirësimin e indikatorëve bazikë të transparencës komunale.

Ndonëse komunat që kanë qenë pjesë e këtij hulumtimi në mënyrë progresive kanë dëshmuar për përmirësim në transparencë, megjithatë ka hapësirë për të ngritur transparencën në këto fusha:

 

  • Kryetarët e Komunave të regjionit të Prizrenit të publikojnë planin vjetor të punës në secilin vit fiskal
  • Komunat e regjionit të Prizrenit (pos Suharekës) duhet të shtojnë përpjekje në transparencë më të madhe në shpenzimet e parasë publike duke promovuar transparencë përmes publikimit të planit vjetor të prokurimit publik.
  • Katër kryetarët e komunave (Prizren, Rahovec, Suharekë dhe Mamushë) duhet të raportojnë në baza periodike në Kuvendin e Komunës për realizimin e punëve në periudha gjashtëmujore.
  • Komunat duhet të fokusohen që për secilin dikaster komunal të ofrohet listë e hollësishme duke përfshirë mënyrën dhe procedurat e marrjes së shërbimeve komunale.
  • Hapjen e të dhënave dhe statistikave për publikun e që do të mund të ndikonte në zhvillim të qëndrueshëm komunal dhe transparencë të shtuar.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved