KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare

16-03-2016 - Prishtinë

Publikohet raporti vjetor i punës së Kuvendit për 2015, shumë përplasje, pak funksionalitet

Facebook  Twitter

Institucioni më i lartë i vendit në 2015-tën u përcoll me kundërshtime të mëdha politike ndërmjet partive në pushtet edhe atyre në opozitë, që rezultuan me krizën më të madhe politike në vend. 2015-ta ishte një vit jashtëzakonisht i rëndë për Kuvendin dhe për qytetarët. Përplasjet e mëdha politike ndërmjet partive në pushtet edhe atyre në, bllokimi i seancave plenare, përdorimi i gazit lotsjellës, zhvillimi i seancave plenare në salla të improvizuara, shkeljet e procedurave dhe praktikave parlamentare, miratimi i ligjeve pa debat të mirëfilltë parlamentar, përjashtimi kolektiv i deputetëve të opozitës, arrestimet e deputetëve janë disa nga emëruesit e përbashkët që kanë përcjellë Kuvendin përgjatë vitit 2015.

Kuvendi në 2015 më shumë ka shërbyer si arenë e përpasjeve të interesave të subjekteve politike se sa mekanizëm debatues i alternativave në të mirë të qytetarëve të saj. Ngecjet në punën e komisioneve parlamentare, gjithashtu edhe numri i vogël i seancave të mbajtura gjatë vitit 2015 kanë ndikuar drejtpërdrejtë në agjendën legjislative. Kuvendi ka miratuar vetëm 34% të ligjeve të cilat kanë qenë të parapara për këtë vit.

 Rekomandimet kryesore në raport përfshijnë:

·         Përfaqësim të deputetëve të pavarur në Komisionet e Kuvendit. 
- Mos miratimi i pensionit suplementar për deputetët si “dhuratë suplementare” për vete. 
- Ndalimi i praktikës së miratimit të projektligjeve me procedurë të përshpejtuar. 
- Koordinimi i vizitave jashtë vendit dhe krijimi i grupeve të miqësisë. 
- Të ndalet praktika e propozimit të amandamenteve në seancë. 
- Planifikim më realist i agjendës legjislative dhe ndërmarrja e më shumë nismave ligjore. 
- Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve. 
- Mbikëqyrje më e madhe të organeve të pavarura. 
- Qeveria të mos tërheqë projektligjet që janë në procedurë parlamentare. 
- Respektimi i kohës së paraparë për fjalimet në seancë. 
- Planifikim më i mirë i buxhetit në kategorinë e Shpenzimeve Kapitale, dhe raportim i detajuar i    shpenzimeve. 
- Miratimi i Rregullores së re të Punës së Kuvendit. .
- Ri – aktualizimi i reformës zgjedhore. 
- Përzgjedhja e auditorëve të jashtëm për auditimin e financave të subjekteve politike.

 

Raportin e detajuar mund t'a shkarkoni në uebfaqen e KDI-së, www.kdi-kosova.org

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (2)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2017 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved