Kosova ka arritur që legjislacionin e saj ta ndërtojë bazuar në standardet e barazisë dhe diversitetit, si vlera për të respektuar dhe promovuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Megjithatë, përqindja e ulët e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje nuk përkon me përqindjen e grave në shoqëri. Nga nivel i lokal deri në nivel kombëtar, gratë janë të nën përfaqësuara në shumicën e posteve udhëheqëse, qofshin ato poste të zgjedhura, të shërbimit civil, apo dhe të sektorit privat.
Pavarësisht të drejtave të grave për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në qeverisjen demokratike apo dhe aftësitë e vullnetin e tyre për t’u dëshmuar si udhëheqëse të suksesshme, praktikat në shoqërinë tonë, kanë tendencë t\’i japin gruas më pak zë politik dhe fuqi të kufizuar vendimmarrëse.
Programi Fuqizimi i Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje (FGPV), është i ideuar që të përkrahë të gjithë, gra e burra, që janë të gatshëm për t’u sfiduar dhe për të luajtur një rol më të rëndësishëm në krijimin e mundësive të barabarta dhe fuqizimin e grave për të qenë udhëheqëse në jetën politike e vendimmarrëse.
FGPV aspiron që partitë politike, institucionet publike e private, në mënyrë të vazhdueshme të zhvillojnë, zbatojnë në mënyrë efektive dhe avancojnë legjislacionin dhe politikat programore që rezultojnë në mënjanimin e diskriminimit dhe zvogëlimin e barrierave, që burojnë nga paragjykimet dhe stereotipet në baza gjinore.
Normat ligjore dhe kushtetuese, konventat ndërkombëtare, që mbështesin të drejtat civile në baza gjinore, mobilizimi qytetar, veprimet avokuese, monitorimi, ngritja e kapaciteteve, vizitat studimore dhe veprime tjera të strukturuara në strategji specifike, që do ndërmarrë FGPV, janë masa të mbështetura në integrim gjinor e parime demokratike, për të garantuar progres në përmbushjen e të drejtave të barabarta për të gjithë.
FGPV parasheh të ndërmarrë masa të mbështetura në normat ligjore dhe kushtetuese, konventat ndërkombëtare, që mbështesin të drejtat civile në baza gjinore, dhe përfshijnë mobilizim qytetar, veprimet avokuese, monitorim, ngritje te kapaciteteve, vizitat studimore dhe veprime tjera të dala nga strategji specifike. Masat e tilla janë të bazuara në parimet e strategjisë për integrim gjinor për të garantuar progres në përmbushjen e të drejtave të barabarta për të gjithë pa dallime gjinore.