KONKURS PËR PUNË

Afati: 26.05.2022

Konkurs për Punë

AFATI: 26.05.2022 (E enjte)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon të punësojë HULUMTUES TË LARTË (me orar të plotë), për të punuar në projektin regjional që vlerëson progresin në Sistemin e Integritetit Kombëtar (NIS) në vendin tonë, me fokus tek institucionet e drejtësisë dhe ato të sigurisë.

Vlerësimi i Sistemit të Integritetit Kombëtar është një qasje/metodologji e zhvilluar nga Transparency International që mundëson vlerësimin e integritetit dhe efikasitetit të secilit sektor dhe institucion në luftën kundër korrupsionit, duke mundësuar kështu një analizë gjithëpërfshirëse të përpjekjeve institucionale për t’a çrrënjosur korrupsionin.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të kryejë hulumtime të vazhdueshme dhe të detajuara për nivelin e transparencës e integritetit të institucioneve dhe sektorëve kryesorë në vend, me fokus, por pa u limituar në, institucionet e drejtësisë dhe sigurisë (Gjyqësori, Prokuroria, Policia, Ndërmarrjet Shtetërore, Agjencia Kundër-korrupsion, Mediat,  Biznesi, etj.), bazuar në metodologjinë kredibile të përcaktuar nga Transparency International;
  • Të zhvillojë analizë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të deritanishme normative në institucionet përkatëse që janë në pjesë e hulumtimit;
  • Të zhvillojë intervista me hisedarë të ndryshëm që janë përgjegjës dhe relevant për zbatimin e aspekteve të caktuara, që janë në fokus të hulumtimit;
  • Të analizojë të gjeturat dhe të diagnostikojë fuqitë dhe dobësitë e secilit institucion në luftimin e korrupsionit;
  • Të identifikojë fushat ku ka nevojë për përmirësime (politika, praktika apo zbatim)
  • Të përgatisë hulumtime specifike (dokumente të politikave – policy brief) lidhur me fushat ku vlerësohet se ka nevojë për intervenim në mënyrë që të rritet efikasiteti i institucionit përkatës në luftimin e korrupsionit;
  • Të zhvillojë dhe mirëmbajë bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve respektive;
  • Të prezantojë hulumtimet para hisedarëve dhe grupeve tjera këshillëdhënëse;
  • Të konceptojë, zhvillojë dhe implementojë fushata avokimi lidhur me temat e përzgjedhura në bashkëpunim me udhëheqësin e projektit;
  • Të përmbushë detyra tjera të caktuara nga menaxhmenti i organizatës.

Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Aftësi të shkëlqyeshme në hulumtim dhe shkrim – që dëshmohet përmes punimeve hulumtuese;
  • Diplomë të nivelit Master apo më të lartë në shkencat juridiko-politike;
  • Njohuri të avancuara mbi legjislacionin kundër-korrupsion dhe kuadrit përkatës ligjor lidhur me funksionimin e institucioneve
  • Përvojë pune në sektorin joqeveritar – me fokus në realizimin e hulumtimeve dhe zbatimin e fushatave avokuese
  • Aftësi të mira përfaqësimi në paraqitje publike
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar/folur në gjuhën angleze (Niveli C2 ose ekuivalent)
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office

 

Afati i fundit për aplikim është: 26 maj 2022 (E enjte)

Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën:

 [email protected].

 

Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

 

*Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e angazhuar të mbështesë demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë.