KDI: 23 komuna shënuan rritje të transparencës komunale

Njoftime 02.08.2022

Prishtinë, 2 gusht 2022. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar Transparometrin Komunal, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për periudhën janar – qershor 2022.

Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, komunat me nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Rahovecit  me 83 pikë apo 94.32%, komuna e Gjakovës me 80 pikë apo 90.9%, komuna e Kamenicës dhe ajo e Mitrovicës së Jugut me nga 78 pikë apo 88.63%, komuna e Lipjanit, Pejës, Podujevës dhe Prishtinës me nga 77 pikë apo 87.5%, komuna e Drenasit, Kaçanikut si dhe Prizrenit me nga 76 pikë apo 86.36%. Në anën tjetër, komunat që kanë treguar nivel më të ultë në përpushjen e indikatorëve vlerësues janë: komuna e Zveçanit dhe Kllokotit me nga 45 pikë apo 51.13%, komuna e Fushë Kosovës, Novo Bërdës, Ranillugut, Parteshit si dhe Zubin Potokut me nga 44 pikë apo 50 %.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjatë kësaj periudhe janë plotë 23 komuna të cilat kanë shënuar rritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues, dy komuna janë me pikë të njëjtë në dy periudhat vlerësuese dhe 13 komuna kanë shënuar rënie në përmbushjen e transparencës komunale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rritje më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Shtërpcës nga 62 pikë ka shënuar rritje për 22 pikë derisa komuna e Kamenicës nga 62 pikë, ka shënuar rritje për 18 pikë gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit janar – qershor 2022.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Deçanit, komuna e Skenderajt, Fushë Kosovës, Hanit të Elezit, Klinës, Obiliqit dhe Vushtrrisë mbetet ndër komunat të cila kanë shënuar rënie më të madhe në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale. Komuna e Deçanit nga 64 pikë sa ishte e vlerësuar gjatë periudhës janar – qershor 2021, gjatë periudhës së njëjtë të vlerësimit për vitin 2022 ka shënuar rënie për 10 pikë, komuna e Skenderajt dhe Fushë Kosovës kanë shënjuar rënie me nga 7 pikë, komuna e Hanit të Elezit, Klinës dhe Obliçit kanë shënuar rënie me nga 6 pikë.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vlerësimit nga viti paraprak, Komuna e Rahovecit dhe ajo e Malishevës, mbetet ndër komunat të cila kanë treguar rezultat të njëjtë, pa ndonjë rënie apo ngritje në përmbushjen e indikatorëve vlerësues në transparencën komunale.

Për me tepër, shih raportin.

Hulumtimi është realizuar nga konsorciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë” i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë (9) organizata lokale partnere: OJQ Mundësia, OJQ Fortesa, Iniciativa Qytetar Skenderaj (IQS), Forumi i Organizatave Jo-qeveritare Kaçanik ( FOJK), Shoqata e Intelektualëve të Pavarur (SHIP), SHL-Kosova, Rrjeti i OJQ-ve AVONET, Initiative for Social Education – ISEP si dhe OJQ SOFRA.