Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mbajti sot konferencën e tretë për media mbi fushatën parazgjedhore, në të cilën u prezantuan gjetjet nga monitorimi i shpenzimeve të fushatave i kryer bashkë me Transparency International të Republikës së Çekisë, problemet e përgjithshme në këtë fushë, si dhe mbarëvajtjen gjatë 19 ditëve të fushatës zgjedhore.
Ondrej Cakl nga Transparency International e Republikës së Çekisë, ka theksuar se hulumtimi i zhvilluar në bashkëpunim me KDI-në mbi shpenzimet e subjekteve politike për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë është realizuar duke u dërguar subjekteve politike një pyetësor me tetë pyetje mbi shpenzimet e fushatave paraelektorale.
“Janë 6 nga 20 subjekte të përzgjedhura që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ofruar të dhëna mbi shpenzimet. Ne e shohim si përparim që disa subjekte politike kanë bërë hapin e parë të transparencës. Duhet të cekët se edhe këto gjashtë subjekte kanë deklaruar vetëm pasi janë kontaktuar me telefon dhe të gjashtë subjektet janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të pyetësorit. Partitë politike kanë treguar përmes pyetësorit se sa është buxheti i tyre, si do ta shpenzojnë atë dhe shtabet e tyre zgjedhore”, ka thënë ai.
Subjektet që kanë dhënë përgjigje janë Lëvizja për Bashkim (LB), NISMA (Nisma për Kosovën), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK); Partia Fjala, Partia Social Demokrate e Kosovës dhe Porket za Gora.
Kurse Florent Spahija nga DnV, ka folur rreth raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore.
“DnV deri më tani monitoruar 803 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike. Takimet të cilat subjektet politike janë duke i organizuar deri më tani janë kryesisht takime të vogla me deri 100 persona dhe të mesme me deri në 500 persona. Vetëm 21 tubime janë të mëdha”, ka thënë ai.
Në 43 raste ka thënë se është vërejtur prania e shërbyesve civil nëpër tubime elektorale. E partia që prinë me 26 raste është PDK. PDK po ashtu në 7 raste ka përdor gjuhë të urrejtjes.
Spahija bënë të ditur se gratë në këto zgjedhje vazhdojnë të marrin shumë pak pjesë nëpër aktivitetet e monitoruara, përqindja është rreth 10 % e publikut është gra. Ndërsa numri i folëseve gra është shumë i vogël apo 526 gra kanë fol deri tani kundrejt 2165 burrave e në përqindje i bie 20 me 80 %.
Ai informoi se Alternativa ka më së shumti folës e gra 11 nga 29 apo 38%, pasura nga AKR me 65 nga 221 apo 29% pasuar nga LVV me 149 nga 648 apo 23% pasuar nga partitë e tjera.
“Fëmijët vazhdojnë të marrin pjesë në fushatë dhe atë në 236 aktivitete të subjekteve politike ata ishin prezent, ndërsa numri i fëmijëve me përafërsi shkon deri 1982 fëmijë prezent në fushata. LDK prin me numrin e fëmijëve në fushata për aktivitetet e saja e pasuar nga LVV e PDK”, ka shtuar më tej.
Personat me aftësi të kufizuara ka thënë se kanë marrë pjesë në 87 takime, e numri i tyre është rreth 275 persona. Ndërsa qasje atyre nuk i është siguruar në 253 nga 803 aktivitetet e monitoruara. Deri më tani vetëm LDK dhe AAK kanë pas nga dy folës me aftësi të kufizuara para masës në tubim, pasuar nga PDK, LVV, AKR e Nisma me nga 1 folës.
“Mediat kanë pas qasje të lirë dhe në 52% të aktiviteteve që ne kemi monitoruar ato kanë qenë pjesëmarrëse. Policia në shumicën e tubimeve ka mbajt rendin, ndërsa në këto zgjedhje vërehet edhe një numër në rritje i eventeve që po mbahen pa pranin e asnjë sigurimi”, shtoi ai.
Demokracia në Veprim (DnV) po e monitoron fushatën zgjedhore në rang vendi me anë të angazhimit të 61 vëzhguesve afatgjatë.
Përgjigjet e subjekteve politike mund t’i gjeni në linkun në vijim: Përgjigjet nga Subjektet politike në pyetjet e dërguara nga KDI Zgjedhje.