Konkurs për Punë
AFATI: 26.05.2022 (E enjte)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon të punësojë HULUMTUES TË LARTË (me orar të plotë), për të punuar në projektin regjional që vlerëson progresin në Sistemin e Integritetit Kombëtar (NIS) në vendin tonë, me fokus tek institucionet e drejtësisë dhe ato të sigurisë.
Vlerësimi i Sistemit të Integritetit Kombëtar është një qasje/metodologji e zhvilluar nga Transparency International që mundëson vlerësimin e integritetit dhe efikasitetit të secilit sektor dhe institucion në luftën kundër korrupsionit, duke mundësuar kështu një analizë gjithëpërfshirëse të përpjekjeve institucionale për t’a çrrënjosur korrupsionin.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kryejë hulumtime të vazhdueshme dhe të detajuara për nivelin e transparencës e integritetit të institucioneve dhe sektorëve kryesorë në vend, me fokus, por pa u limituar në, institucionet e drejtësisë dhe sigurisë (Gjyqësori, Prokuroria, Policia, Ndërmarrjet Shtetërore, Agjencia Kundër-korrupsion, Mediat, Biznesi, etj.), bazuar në metodologjinë kredibile të përcaktuar nga Transparency International;
- Të zhvillojë analizë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të deritanishme normative në institucionet përkatëse që janë në pjesë e hulumtimit;
- Të zhvillojë intervista me hisedarë të ndryshëm që janë përgjegjës dhe relevant për zbatimin e aspekteve të caktuara, që janë në fokus të hulumtimit;
- Të analizojë të gjeturat dhe të diagnostikojë fuqitë dhe dobësitë e secilit institucion në luftimin e korrupsionit;
- Të identifikojë fushat ku ka nevojë për përmirësime (politika, praktika apo zbatim)
- Të përgatisë hulumtime specifike (dokumente të politikave – policy brief) lidhur me fushat ku vlerësohet se ka nevojë për intervenim në mënyrë që të rritet efikasiteti i institucionit përkatës në luftimin e korrupsionit;
- Të zhvillojë dhe mirëmbajë bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve respektive;
- Të prezantojë hulumtimet para hisedarëve dhe grupeve tjera këshillëdhënëse;
- Të konceptojë, zhvillojë dhe implementojë fushata avokimi lidhur me temat e përzgjedhura në bashkëpunim me udhëheqësin e projektit;
- Të përmbushë detyra tjera të caktuara nga menaxhmenti i organizatës.
Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:
- Aftësi të shkëlqyeshme në hulumtim dhe shkrim – që dëshmohet përmes punimeve hulumtuese;
- Diplomë të nivelit Master apo më të lartë në shkencat juridiko-politike;
- Njohuri të avancuara mbi legjislacionin kundër-korrupsion dhe kuadrit përkatës ligjor lidhur me funksionimin e institucioneve
- Përvojë pune në sektorin joqeveritar – me fokus në realizimin e hulumtimeve dhe zbatimin e fushatave avokuese
- Aftësi të mira përfaqësimi në paraqitje publike
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar/folur në gjuhën angleze (Niveli C2 ose ekuivalent)
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office
Afati i fundit për aplikim është: 26 maj 2022 (E enjte)
Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën:
[email protected].
Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
*Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e angazhuar të mbështesë demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë.