HAPET GARA “Fotografo korrupsionin” 2022

Njoftime 02.11.2021

A mund t’a tregoni korrupsionin përmes fotografisë?

Dërgoni fotografi (maksimumi 3 fotografi për person) që ilustrojnë shkaqet apo pasojat e korrupsionit dhe fitoni njërin nga tre çmimet: 200, 150 ose 100 Euro.

Gara për Fotografi do të jetë e hapur nga data 2 deri më 30 nëntor 2022 dhe ju mund të aplikoni duke u regjistruar në https://kdi-kosova.org/regjistrohu/

Pasi të regjistroheni, dërgoni fotografitë në [email protected], së bashku me emrin/mbiemrin, komunën dhe numrin e telefonit.

Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale ndërsa tre fituesit shpallen më 9 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion! Po atë ditë do të organizohet edhe ekspozita e fotografive.

Kushtet dhe rregullat:

  • Aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.
  • Fotografitë duhet të bëhen në territorin e Kosovës dhe të jenë të realizuara ekskluzivisht për këtë garë. Çdo fotografi e publikuar para garës apo e realizuar për qëllime të ndonjë gare tjetër eliminohet.
  • Fotografitë e dërguara duhet të kenë rezolucion të lartë Full HD 1920×1080 px.
  • Çdo aplikues/garues duhet të garantojë që fotografia(të) është bërë me miratim të protagonistëve, pasi atyre u është garantuar se nuk do t’u shkelen të drejtat, përfshirë të drejtën e privatësisë, të drejtën e pronësisë intelektuale, të drejtën e kopjimit të paautorizuar apo ndonjë të drejtë të ndonjë personi të tretë;
  • Fituesit e garës duhet të jenë të gatshëm t’a tregojnë storien prapa fotografive të tyre, verbalisht ose në të shkruar.

Klauzola:

  • Me rastin e pjesëmarrjes në këtë garë, garuesi garanton se është autor i fotografisë. Në rast se paraqitet çfarëdo kontesti mbi të drejtën e autorit, KDI nuk merr asnjë përgjegjësi.
  • Nëse në garë konkurrojnë dy a më shumë fotografi që portretizojnë objektin apo subjektin e njejtë, përzgjedhet ajo që ka vlerë më të lartë artistike
  • Garuesi në momentin e aplikimit i jep të drejtë Institutit Demokratik të Kosovës KDI që ta përdorë, shpërndajë, shtypë, ta përdorë në raporte, promovim të ndonjë aktiviteti apo rishpërndaj fotografinë, pa pasur nevojë të kërkojë leje nga autori.
  • Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës.
  • Shumat e çmimeve janë subjekt i tatimit në fitim.