Yll i antikorrupsionit

09.12.2022

Korrupsioni në terma gjeneralë përkufizohet si abuzim i pushtetit apo pozitës publike për qëllime të përfitimit të kundërligjshëm për veten apo për të tjerët.
KDI si degë e Transparency International angazhohet çdo ditë në promovimin e një kulture kundër- korrupsion dhe në krijimin e një ambienti ku dominojnë institucionet publike e private me integritet të lartë. Modulet e këtij programi do t’ju shërbejnë që ju të kuptoni për vlerat që e parandalojnë përhapjen e korrupsionit dhe mënyrat se si ju praktikisht mund të angazhoheni për të luftuar veprimet korruptive, duke filluar nga familja, shoqëria, institucionet apo bizneset tuaja. Ju poashtu do të mësoni se si mund të udhëheqni dhe menaxhoni me integritet dhe si të bëheni aktivist kundër korrupsionit.

 

Modulet e Trajnimeve (16 orë)

 

  • Çka është korrupsioni dhe pse duhet t’na interesojë?
  • Si manifestohet korrupsioni (konflikti i interesit, nepotizmi, ryshfeti, zhvatja,
    shantazhi,përvetësimi, ndikimi i papërshtatshëm)
  • Si të udhëheqësh me integritet dhe etikë në qeverisje, biznes e shoqëri?
  • Sinjalizimi si mjet për të shpërfaqur keqpërdorimet në kohë
  • Shpenzimi i parasë publike përrmes prokurimit dhe auditimi social