Gresa i është bashkuar ekipit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) në nëntor të vitit 2025, në pozitën e Asistentes Ligjore, duke sjellë me vete një përvojë të konsoliduar në fushën e drejtësisë dhe politikave institucionale. Ajo ka filluar karrierën e saj në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e më pas në një zyrë avokatie, ku ka avancuar më tej aftësitë e saj në zbatimin e ligjit.
Ajo ka bashkëpunuar në mënyrë proaktive me organizata ndërkombëtare në projekte që synojnë pjesëmarrjen politike të komuniteteve në Kosovë.
Ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete profesionale në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, si pjesë e angazhimit të saj për avokim institucional dhe ngritjen e standardeve të sundimit të ligjit.
Gresa ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe aktualisht vijon studimet Master në drejtimin Penal.