Besniku është pjesë e KDI-së që nga marsi 2024, kur u angazhua në Programin “Qeverisja Lokale dhe Pjesëmarrja Qytetare”. Gjatë viteve, 2009-2013 ka qenë i angazhuar në programe të ndryshme në KDI duke përfshirë “Transparenca dhe kundër korrupsioni” dhe “Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare”. Po ashtu, në të kaluarën ai ka punuar në fushën e mediave dhe institucione publike për më shumë se dhjetë vite.
Ai ka diplomuar në Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka vazhuar studimet master në Politikë Ndërkombëtare.