Florent Spahija është jurist me përvojë shumëvjeçare në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi. Ai ka përfunduar studimet bazë dhe Master në drejtimin Civil në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka kaluar provimin e jurisprudencës në vitin 2015.
Në fillim të karrierës së tij profesionale, ka punuar për gati pesë vjet në BIRN – Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, si monitorues i gjykatave dhe zyrtar ligjor. Paralelisht, ka qenë i angazhuar si trajner dhe gjyqtar në debatet e formatit Karl Popper për nxënës të shkollave të mesme.
Nga viti 2016 deri në 2021, Florent Spahija ka qenë pjesë e KDI/TIK, ku ka shërbyer si këshilltar ligjor në programet për mbështetjen e viktimave, sinjalizuesve dhe dëshmitarëve të korrupsionit. Në periudhën 2021–2023, ai ka qenë i angazhuar si ekspert i UNDP në kuadër të reformës në drejtësi të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, duke kontribuar në analizë ligjore dhe zhvillim politikash publike.
Gjatë periudhës 2023–2025, Spahija ka punuar në sektorin privat, në pozita ligjore, duke zgjeruar përvojën e tij në praktikën juridike dhe çështjet komerciale. Në vitin 2025, ai i është rikthyer angazhimit në KDI/TIK, duke vazhduar kontributin e tij në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.
Transparenca dhe Kundër Korrupsioni