Përkrahur nga:
Programi: Transparenca dhe Kundër Korrupsioni
Autori: KDI
Shkarko:
ShqipKy Udhëzues është konceptuar si një mjet i përdorshëm dhe praktik për ngritjen e kapaciteteve për monitorim të prokurimit publik përmes ofrimit të një qasjeje sistematike dhe të strukturuar të monitorimit.
Përmes udhëzimeve apo shembujve, lexuesit do të mund të identifikojnë më lehtë shkeljet e ligjeve dhe standardeve të prokurimit. Për më tepër, Udhëzuesi nënvizon “flamujt e kuq” të cilët shërbejnë si indikatorë për veprat potenciale korruptive në prokurim.
Të gjeturat nga monitorimi mund të shërbejnë qoftë për të parandaluar korrupsionin – nëse një procedurë është në fazë fillestare, për të denoncuar raste – nëse korrupsioni ka ndodhur, për të avokuar për përmirësimin e procedurave të prokurimit dhe përfundimisht për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve për shpenzimin e parasë publike.