Përkrahur nga: Olof Palme International Center
Programi: Transparenca dhe Kundër Korrupsioni
Autori: KDI
Shkarko:
ShqipInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të realizimit të projektit të saj “Pjesëmarrja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” pos në onitorimin e Kuvendeve të Komunave të Regjionit të Prizrenit, fokus të veçantë i ka dhënë edhe analizave të sektorëve (dikastereve) komunal me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e Komunave.
Gjendja e sektorit të shëndetësisë në Komunat e Kosovës është konsideruar në nivel jo të kënaqshëm.
Kjo jo-kënaqshmëri e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ka ardhur si rezultat i mungesës së gatishmërisë së institucioneve për të avancuar politika dhe qartësimin e kompetencave të institucioneve në sferën e shëndetësisë.
Shëndetësia primare dhe mbrojtja e shëndetit publik duhet të sigurohet nga niveli komunal. Në realizimin e kësaj përgjegjësie, komunat duhet të kujdesen dhe angazhohen për plane konkrete veprimi dhe politika të qarta për avancimin e mëtejmë të shërbimeve primare shëndetësore.
Derisa, Kosova ka të ndarë ofrimin e shërbimeve shëndetësore në tri nivele, niveli i parë apo shëndetësia primare është përcaktuar në kuadër të kompetencave vetanake të komunave. Andaj, në kuadër të kësaj analize të politikës publikë në sektorin e shëndetësisë për Komunën e Prizrenit do të fokusohemi në infrastrukturën ligjore (kontesti institucional), në politikat e deritanishme në këtë sektorë nga qeveria lokale e Prizrenit dhe rekomandimet për avancimin e mëtejmë të këtij sektori nga ana e Komunës së Prizrenit.
Kjo analizë e sektorit të shëndetësisë të Komunës së Prizrenit duhet të shërbejë si udhërrëfyes për Ekzekutivin dhe Kuvendin e Komunës së Prizrenit në ndërmarrjen e masave të menjëhershme në përmirësimit e gjendjes në ofrimin e shëndetësisë primare për gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit.