KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE

Afati: 20.09.2021

KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet publike.

Në kuadër të programit për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve, KDI kërkon të angazhojë për punë praktike, studentë të shkencave sociale nga universitetet publike dhe private për të monitoruar punën e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare. Për periudhën tre mujore tetor – dhjetor 2021, KDI kërkon të angazhojë 3 studentë të cilët paraprakisht do t’i nënshtrohen procesit trajnues.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Monitoron mbledhjet e komisioneve parlamentare;
  • Drafton raporte nga monitorimi i mbledhjeve;
  • Rifreskon vazhdimisht platformën votaime.org me te dhënat nga monitorimi;
  • Punon ngushtë me stafin e projektit për organizimin e fokus grupeve, tryezave, takimeve, konferencave për shtyp;
  • Kryen detyra tjera që caktohen nga mbikëqyrësi.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë student i vitit të fundit të studimeve në nivel Bachelor ose studiojnë në nivelin Master në shkenca sociale ose drejtime tjera të përafërta;
  • Të ketë njohuri bazike mbi punën e Kuvend;
  • Të posedojë aftësi të mira në të shkruar;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe serbe është përparësi.

Afati i fundit për aplikim është: 20 shtator 2021, ora 16:00.

Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një ese të shkurtër (maksimum 500 fjalë) me temën: “Përse duhet të monitorohet puna e Kuvendit të Kosovës?”, në e-mail adresën [email protected].

Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. Puna praktike nuk paguhet. Orari zgjat 4-6 orë pune në ditë. Pas përfundimit të angazhimit praktik, studentët do të pajisen me certifikata.

***Kandidatët të cilët do të pranohen për vijimin e praktikës duhet të posedojnë dëshminë e vaksinimit në mënyrë që të mund të kenë qasje në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në përputhje me masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjen e COVID -19.