Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpallë konkurs për:
MENAXHER(E) PROJEKTI
Projekti dy vjeçar “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet” i financuar nga UNDEF synon te përkrahë OJQ-të dhe komunitetin në 12 komuna të Kosovës të ndërveprojnë me qeveritë e tyre komunale për të rritur llogaridhënien në zbatimin e projekteve dhe politikave të gjelbëra që janë në të mirë të qytetarëve. KDI do të udhëheqë projektin ndërsa një pjesë e mirë e aktiviteteve do të zbatohen në bashkëpunim me 12 OJQ partnere, të cilat veprojnë në nivelin lokal dhe kanë ekspertizë të çmuar në monitorimin e pushtetit lokal dhe në mobilizimin e komunitetit.
Duke qenë se premtimet për rritje të transparencës dhe promovim të politikave e projekteve të gjelbëra kanë qenë ndër kryesoret në shumicën e platformave politike gjatë zgjedhjeve të kaluara komunale, ky projekt do të synojë që 1) të nxisë aktivizmin qytetar për politika e projekte të gjelbërta dhe 2) të rrisë kërkesën për llogaridhënie institucionale për të zbatuar premtimet e tyre që lidhen me agjendën e gjelbër duke u angazhuar në monitorim dhe auditim social. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi Qeveria e Kosovës në vitin 2020 së bashku me qeveritë e shteteve të rajonit u zotua për zbatimin e Agjendës së Gjelbër[1] për Ballkanin Perëndimor.
Kontratë e rregullt 2-vjeçare. Fillimi i kontratës 1 Korrik ose 1 Gusht, 2023.
Kualifikimet
Përgjegjësitë/Detyrat
Afati i aplikimit 7 Qershor 2023. CV-ja dhe letra motivuese te dergohen ne [email protected].
[1] The Regional Cooperation Council, https://www.rcc.int/docs/546/sofia-declaration-on-the-green-agenda-for-the-western-balkans-rn