Agnesa Haxhiu momentalisht është duke vazhduar studimet e doktoratës në Shkenca Politike, ndërsa paralelisht punon si asistente e angazhuar në Universitetin e Prishtinës – departamentin e Sociologjisë. Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë e angazhuar si konsulente / këshilltare e jashtme në Kuvendin e Kosovës/ Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit duke dhënë kontribut në sferën e transparencës në jetën palamentare. Para angazhimit në Kuvend, Agnesa për më shumë se gjashtë vite ka qenë staf i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe ka zbatuar projekte që lidhen me avancimin e rolit përfaqësues, ligjëvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës.
Shkaroni CV-në këtu