Prizren, 18 tetor 2018. “Mbështetja institucionale në mbrojtjen e gjuhës Rome si pjesë e traditës dhe kulturës në Prizren”, ishte temë e diskutimit me pjesëmarrjen e akterëve politik vendimmarrës të përfaqësuar në kuvendin e komunës. Ky aktivitet është realizuar me qëllim të diskutimit dhe përkrahjes së iniciativës që gjuha rome të jetë si gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.
Fillimisht Osman Osmani ka elaboruar procesin e iniciativës ndër vite nga një grup intelektualësh të komunitetit Rom duke specifikuar edhe mundësit ligjore. Ai tha se “iniciativa është ndërmarrë kaherë duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionit primar në çështjen e përdorimit të gjuhëve zyrtarë dhe përdorim zyrtar në nivel lokal”. Kjo iniciativë është lënë në harresë nga institucionet lokale në Prizren andaj, duke falënderuar KDI-n për ri aktualizimin e kësaj çështjeje, ka ftuar spektrin politik të komunës së Prizreni të mbështesë iniciativën e grupit të komunitetit, që gjuha rome të jetë gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Artan Abrashi tha së “ e mirëpres një iniciativën e till dhe pres që kërkesa për pikë të rendi të ditë të vjen për Komitetin për Politik dhe Financa për të proceduar më tej për kuvendin e Komunës”. Edhe si Kryesues edhe në emër të LVV-së do ta përkrahi dhe do të jemi pro miratimit të kërkesës. Kjo i banë nderë komunës dhe ndoshta do të jetë komuna e parë në nivel Evropës e cila do ti ketë 4 gjuhë zyrtare dhe 1 gjuhë në përdorim zyrtar, e cila do të jetë gjuha rome.
Bashkim Gashi nga KLMDNJ tha se “është më se e mirëseardhur iniciativa dhe një akti vendimmarrës për njohjen e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar do të bënë Prizrenin e dallueshëm në sferën e multikulturalizmit, jo vetëm në Kosovë por edhe përtej. Është zhgënjyese fakti që pse komuna e Prizrenit nuk është komuna e parë në nivel vendi që ta ketë gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar.
Edhe përfaqësuesit e subjekteve politike (LDK, AAK , PDK, VAKAT, NDS) kanë përkrahur iniciativën e till dhe janë shprehur të gatshëm që të japin miratimin e tyre në kuvendin e komunës së Prizrenit.
Ky aktivitet është ndërmarr në kuadër të projektit “Së bashku mundemi” i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.