KDI ka mbajtur sot trajnimin e grupit të fundit prej 25 studentëve, për monitorim të punës së Kuvendit të Kosovës, duke quar kështu në 100 numrin e praktikantëve që kanë kontribuar përgjatë dy viteve, nëpërmjet Projektit për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve, financuar nga #UNDEF.
Monitoruesit e rinj morën të dhëna të detajuara mbi strukturën, përbërjen, funksionin dhe monitorimin e Kuvendit të cilat do t’i praktikojnë në muajt në vazhdim.
Po ashtu ata janë trajnuar për mënyrën e futjes së të dhënave në platformën e KDI-së “Vota Ime”, plotësimin e formularëve për monitorim dhe raportim si dhe çështje të tjera praktike rreth monitorimit të punës së Kuvendit.