THIRRJE PËR OFERTIM
25 gusht 2023
002-2023-KDI
Instituti Demokratik I Kosovës – KDI
Rr. Bajram Kelmendi, 45, 10000 Prishtinë
Tel: +383 38 248 038
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) fton kompanitë të dorëzojnë propozimet e tyre së bashku me specifikimet teknike për zhvillimin e platformës dixhitale në kuadër të projektit “Promovimi dhe Aktivizimi i Komunitetit të Gjelbër në Kosovë”. Ne po kërkojmë një kompani të aftë për zhvillimin e uebit për të krijuar një platformë interaktive në internet me aftësi të avancuara filtrimi dhe krahasimi. Kjo platformë do të shërbejë si një mjet i fuqishëm për shfaqjen e rasteve të degradimit të mjedisit në 12 komuna të ndryshme në Kosovë. Objektivi kryesor i platformës është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të lehtësojë vendimmarrjen e drejtuar nga të dhënat duke u mundësuar përdoruesve të eksplorojnë, krahasojnë dhe analizojnë treguesit mjedisorë nëpër komunitete të ndryshme. Organizata jonë do të mbikëqyrë nisjen, mirëmbajtjen dhe përditësimet e platformës gjatë gjithë ciklit jetësor të projektit. Ky projekt përkrahet nga United Nations Democracy Fund – UNDEF për periudhën 24 mujore korrik 2023-qershor 2025.
Projekti: | Promovimi dhe Aktivizimi i Komunitetit të Gjelbër në Kosovë |
Donatori: | UNDEF |
Implementuesi: | Kosova Democratic Institute (KDI) |
Data e fundit për ofertim: | 7 shtator 2023 / Ora 23:59 |
E-mail kontaktues: | [email protected] |
Kriteret e përzgjedhjes: | 1. Ofertuesi duhet të jetë i regjistruar për afarizëm në Kosovë (Certifikata e regjistrimit të biznesit, numrit fiskal.)
2. Ofertuesi duhet të dëshmojë që ka përfunduar së paku një projekt të ngjashëm në tri vitet e fundit me vlerë së paku 5,000 euro. 3. Ofertuesi duhet të ofrojë propozim teknik të detajuar. 4. Ofertuesi duhet të paraqesë plan dinamik të detajuar për zhvillimin e platformës. |
Kriteret e dhënies: | 1. Propozimi teknik i detajuar në bazë të kërkesave në nenin 4 (30%)
2. Plani dinamik (20%) 3. Çmimi më i ulët (30%) 4. CV-të e personelit të propozuar dhe numri i referencave për punë të ngjashme (20%) |
Dorëzimi i ofertave | Ofertat duhet të dorëzohen vetëm në [email protected] |
Afatet kohore:
|
· Drafti i parë i platformës – 2 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës (nëntor/dhjetor 2023)
· Versioni final i platformës – 3 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës (janar 2024) |
Qëllimi i kësaj thirrje është që të ftojë ofruesit e shërbimeve të dorëzojnë propozimet e tyre së bashku me specifikimet teknike për zhvillimin e platformës dixhitale “ Promovimi dhe Aktivizimi i Komunitetit të Gjelbër në Kosovë”.
KDI rezervon të drejtën që të mos nënshkruajë asnjë kontratë, të shtojë apo fshijë elemente apo të ndryshojë këtë thirrje para nënshkrimit të kontratës, pa ndonjë njoftim paraprak dhe pa asnjë obligim të çfarëdo lloji ndaj asnjë pale.
KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile me synimin për të ndikuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve publike.
Afatet e poshtëshënuara tentative do të aplikohen në këtë aktivitet të prokurimit, por mund të ndryshojnë në përputhje me nevojat dhe rrethanat e paparashikuara. Në një rast të tillë këto ndryshime do t’u komunikohen të gjithë operatorëve të përmes postës elektronike.
Sqarim: Për të qenë të drejtë dhe barabartë, përgjigjet në pyetjet e parashtruara do t’u komunikohen të gjithë Operatorëve Ekonomik.
Në përgjigje të kësaj thirrje, ofruesi i shërbimeve pranon dhe kupton të gjitha kushtet në këtë dokument, në mënyrë të plotë dhe të detajuar, përfshirë edhe sqarimet e ofruara nga KDI. KDI mban të drejtën të diskualifikojë cilindo ofrues të shërbimeve i cili shfaq më pak se sa këto njohuri. Tutje KDI mban të drejtën të vendosë sipas diskrecionit nëse ofruesi i shërbimeve demonstron se e kupton tërësisht natyrën e projektit. Në rast të diskualifikimit KDI nuk mban asnjë faj, nuk mbulon asnjë kosto dhe nuk ka asnjë përgjegjësi të çfarëdollojshme.
Të gjitha informatat e siguruara nga KDI në këtë thirrje janë të ofruar në mirëbesim. Pikat individuale të kësaj thirrje mund të ndryshojnë në çdo kohë.
Komunikimet verbale nuk do të aplikohen dhe KDI nuk merr përgjegjësi për çfarëdo informate jozyrtare që ofruesit e shërbimeve mund ta marrin. Në asnjë rast komunikimet verbale nuk do të jenë pjesë e obligimeve kontraktuale.
Ofruesit e shërbimeve të interesuar për të aplikuar në këtë thirrje inkurajohen të njoftojnë KDI-në për interesin e tyre sa më parë që është e mundur duke dërguar një njoftim në emailin e mëposhtëm:
Të gjitha sqarimet shtesë të kësaj thirrje do të bëhen pjesë obligative e kushteve kontraktuale. Kërkesat për informata dhe sqarime të dërgohen në: [email protected]
Është obligative që ofertuesit të dërgojnë propozimet e tyre në formë elektronike në email [email protected] deri më datën 07 shtator 2023, ora 23:59.
Ofertuesit duhet të dorëzojnë këto dokumente në mënyrë që të konsiderohen si të përgjegjshëm:
Qëllimi i kësaj thirrje është që të identifikohen ofruesit e shërbimeve që kanë interesin, kapacitetin dhe mundësinë financiare të shërbejnë KDI-në me shërbimin e kërkuar në Termat e Referencës.
1 | Propozimi teknik i detajuar në bazë të kërkesave në Termat e Referencës
|
30% |
2 | Plani Dinamik | 20% |
3 | Çmimi më i ulët | 30% |
4 | CV-të e personelit të propozuar dhe numri i referencave për punë të ngjashme
|
20% |
Të gjitha ofertat e pranuara do të vlerësohen nga komisioni ad-hoc prej tre anëtareve i themeluar nga KDI. Faza e parë do të jetë vlerësimi I përgjegjshmërisë (ofertat teknike) dhe faza e dytë vlerësimi I ofertave financiare. KDI, në bazë të vlerësimin të ofertave mban të drejtën për të negociuar një apo më shumë elemente të ofertës me një apo më shumë ofertues. Njoftimi për tendencat e negocimit do të komunikohen përmes e-mailit. Ofruesit e shërbimeve të cilët nuk janë përzgjedhur për fazën e negocimit nuk do të njoftohen. Të gjithë ofertuesit do të njoftohen përmes e-mailit lidhur me rezultatin e vlerësimit të ofertave dhe vendimin përfundimtar të KDI-së.
KDI që nga viti 2014 bënë matjen e vazhdueshme të transparencës komunale. Kjo matje ka rezultuar jo vetëm në rritjen e transparencës por ka iniciuar edhe përmirësim të proceseve dhe krijim të mekanizmave llogaridhënës në qeverisjen lokale. Në përgjigje të nevojës urgjente për avokim efektiv dhe vëmendje ndaj degradimit lokal të mjedisit, Instituti Demokratik I Kosoves (KDI) synon të zhvillojë një platformë inovative digjitale. Kjo platformë do të shërbejë si një urë lidhje qendrore për avokimin dixhital, duke ngritur shqetësimet lokale në një shkallë më të gjerë dhe duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve qendrore vendimmarrëse. Përmes platformës synohet te fuqizohen komunitetet lokale për të adresuar shqetësimet e degradimit të mjedisit dhe për të fituar vëmendjen e autoriteteve qendrore vendimmarrëse.
Uebfaqja duhet të jetë e thjeshtë, e lehtë për tu përdorur dhe dizajni të reflektojë ngjyrat e faqes kdi-kosova.org
Në ballinë duhet të ketë ilustrohen:
Kompania ka obligim që të dorëzojë kodin burimor të algoritmeve dhe të uebfaqes në momentin kur uebfaqja do të lansohet për publikun.
Kompania ka obligim që të bëjë mirëmbajtjen e uebfaqes dhe përmirësimin e gabimeve në algoritma nëse ato zbulohen pas lansimit të uebfaqes, për një periudhë 18 mujore. Periudha fillon të llogaritet pasi të bëhet lansimi publik i uebfaqes.
Kompania ka obligim që të bëjë ndryshimin, plotësimin, heqjen e ndonjë indikatori nëse për periudhën 18 mujore pas lansimit publik të uebfaqes ka ndonjë ndryshim të ligjit dhe rregulloreve të prokurimit. Ndryshimet e tilla duhet të bëhen brenda 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit ose rregullores.
Uebfaqja duhet të ketë elemente të sigurisë (HTTPS).
Nëse ka ndonjë ndryshim të ligjit, rregulloreve, apo ndonjë faktori tjetër, lidhur me apo te cilat ndikojnë ne ndërtimin e një ueb faqeje te kësaj natyre. KDI brenda shtatë ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit ose rregullores do t’i dërgojë kompanisë kriteret për tu integruar ne procesin e lartcekur. Kostoja e këtyre ndryshimeve duhet të jetë e parapërcaktuar në kontratë, si kosto opsionale.
Ofruesi i shërbimeve duhet të dorëzojë planin dinamik të detajuar. KDI pret që një draft i parë i uebfaqes të dorëzohet jo më larg se dy muaj pas nënshkrimit të kontratës. Dizajni final duhet të dorëzohet më së largu tre muaj pas nënshkrimit të kontratës.
Për të ju përmbajtur planit dinamik, KDI do të jetë në dispozicion të gatishmërisë për përgjigje/adresime të menjëhershme dhe jo më larg se 48 orë nga paraqitja e sfidës.
Ofruesi i shërbimeve duhet të ofrojë informacionet e kërkuara mëposhtë në mënyrë që propozimi i tyre të konsiderohet:
Sqarim: Nën-kontraktimet janë të lejuara, por oferta duhet të specifikoj përgjegjësitë e palëve në marrëveshje.
Ofruesi i shërbimeve duhet të ofrojë çmimin e kryerjes së shërbimit. Ai duhet të pajtohet që çmimet e dhëna do të jenë valide për së paku 90 ditë kalendarike. Të gjitha çmimet duhet të ofrohen në euro. Nëse ka dallime në çmim për njësi dhe çmimit total, çmimi për njësi do të jetë baza për vlerësim.
KDI rezervon të drejtën që të kërkojë nga ofruesi i shërbimeve që të hyjë në një marrëveshje të mos zbulimit (non-disclosure agrement).
Kjo thirrje nuk e obligon KDI-në që të paguajë për kosto të çfarëdo lloji, të cilat mund të shkaktohen nga ofruesi i shërbimeve ose palët e treta, në lidhje me përgjigjen ndaj thirrjes.
KDI rezervon të drejtën që të pranojë ose refuzojë ndonjë ofertë ose të ndalojë procesin e prokurimit në çdo kohë pa dhënë ndonjë arsye ose përgjegjësi. KDI nuk do të jetë përgjegjës ndaj ndonjë ofruesi të shërbimeve, personi dhe entiteti për ndonjë humbje, shpenzime, kosto, pretendime dhe dëme të çfarëdo lloji.
Informata shtesë
Më poshtë janë të gjitha pyetjet që i kemi pranuar lidhur me zhvillimin e platformës digjitale në kuadër të projektit “Promovimi dhe Aktivizimi i Komunitetit të Gjelbër në Kosovë” me nr. të referencës 002-2023-KDI.
Pyetja 1: A lejohet zhvillimi në teknologji të tjera open source si .net core MVC?
Përgjigja 1: Po, lejohet zhvillimi në teknologji të tjera open source si .net core MVC, me kusht që të përdoret ASP.net core MVC 6.0 ose versioni më i ri.
Pyetja 2: A lejohet hostimi në server me sistem operativ Windows (me performancë siç është e kërkuar), nëse kompania jonë siguron të gjitha licencat për server?
Përgjigja 2: Po, lejohet hostimi në server me sistem operativ Windows, nëse kompania juaj siguron të gjitha licencat për server. Megjithatë, në ofertë duhet të ceket çmimi i hostimit.
Pyetja 3: Sa është buxheti i parashikuar për këtë projekt?
Përgjigja 3: Buxheti i parashikuar për dizajnin e platformës është NTE [Not-to-Exceed] 3,620.00 EUR, ndërsa buxheti për hostim dhe mirëmbatje të platformës është NTE [Not-to-Exceed] 1,620.00 EUR.
Pyetja 4: A lejohet përdorimi i gjuhëve programuese si në vijim; Back End: Core PHP ose WordPress/WordPress Elementor dhe Front End: HTML5 – JavaScript – jQuery?
Përgjigja 4: Po, lejohet përdorimi i gjuhëve programuese si në vijim; Back End: Core PHP ose WordPress/WordPress Elementor dhe Front End: HTML5 – JavaScript – jQuery
Pyetja 5: A keni ndonjë referencë si keni menduar të zhvillohet platforma?
Përgjigja 5: Për zhvillimin e platformës, është e rëndësishme të ndiqen hapat e ndërtimit të një platforme digjitale komplekse:
Analiza dhe Kuptimi i Projektit: Kompania zhvilluese duhet të kuptojë me thellësi qëllimet dhe nevojat e projektit si dhe specifikacionet e KDI-së. Kjo përfshin qëllimin, audiencën, funksionet e detyrueshme dhe opsionale, si dhe kërkesat teknike dhe dizajni të cilat duhet të plotësohen.
Dizajni dhe Planifikimi: Pas kuptimit të plotë të projektit, kompania zhvilluese duhet të krijojë një plan të detajuar për zhvillimin e platformës. Kjo përfshin projektimin e interaktivitetit, strukturën e faqes, organizimin e informacionit dhe përcaktimin e teknologjive që do të përdoren.
Pyetja 6: A keni ndonjë referencë si keni menduar të zhvillohet platforma? Cfarë krahasime do të bëhen në mes 12 komunave (qfarë do të përmbajë). A janë statistika të komunave apo çfarë pritet të krahasohet.
Përgjigja 6: Krahasimi dhe Kontrasti: Platforma do të bëjë krahasime midis treguesve mjedisorë në minimum 12 komuna të Kosovës. Përmes këtyre krahasimeve, do të ndërtohet një vëzhgim i detajuar i ndryshimeve mjedisore midis komunave. Në veçanti, platforma do të analizojë ndryshime në cilësinë e ajrit, burimet ujore, menaxhimin e mbeturinave dhe aspekte të tjera të mjedisit. Statistikat dhe të dhënat përkatëse të komunave do të përdoren për të bërë këto krahasime.
Pyetja 7: Çfarë do të filtrohet në platformë?
Përgjigja 7: Filtrimi dhe Përzgjedhja e Treguesve: Platforma do të filtrojë dhe prezantuar vetëm treguesit mjedisorë të rëndësishëm dhe të rëndësishëm për komunitetin e gjelbër. Kjo do të sigurojë që përdoruesit të kenë qasje në informacionin më të rëndësishëm dhe të përdorshëm për të ndërmarrë veprime konkrete për ruajtjen e mjedisit. Filtrimi do të bëhet në bazë të kriterieve të rëndësisë dhe rrezikut të treguesve.
Pyetja 8: Çfarë përmbajtje do të ketë platforma jashtë specifikave të HomePage 4?
Përgjigja 8: Përveç faqes kryesore (HomePage), platforma do të ofrojë një gamë të gjerë të përmbajtjes. Kjo mund të përfshijë raporte të detajuara mbi ndryshimet mjedisore në komunat individuale, udhëzime për të marrë veprime për ruajtjen e mjedisit, lajmet e fundit mbi zhvillimet mjedisore, historikun e projektet të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit dhe shumë të tjera. Përmbajtja do të përshtatet me nevojat dhe interesat e komunitetit të gjelbër dhe poashtu video/foto dhe materiale te ndryshme te prodhuara. Do të jetë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar komunitetin e gjelbër të vendit të ndërgjegjësohet, të krahasojë dhe të analizojë treguesit mjedisorë të ndryshëm në komunitete të ndryshme. Platforma do të filtrojë dhe prezantuar informacionin në mënyrë që të jetë i dobishëm dhe i përdorshëm për përdoruesit. Përmbajtja dhe funksionaliteti i platformës do të përshtaten me nevojat dhe synimet e komunitetit të gjelbër.