Dashurinë, ngjyrat, mendimet ose vlerat që i ndërton një komb i nënshtrohen të drejtës qytetare, pa përcaktim etnie ose kombi, të drejtës qytetare e shkrirë në vlera që përfaqësojnë uiversin dhe diversitetin e të gjitha kombev.
Vlera neveritëse që tentojnë të ndrydhin dashurinë e mendimin ndryshe, qoftë për futbollin qoftë për kombin apo shtetin, po barten fuqishëm dhe në Kosovë, madje duken aq neveritëse dhe irrituese në rrjetet sociale e në portale. Nëse të tjerët kanë nevojë të përmbushin zbraztësirat e veta, le ti përmbushin.
Por më së paku shoqëria Kosovare ka nevojë të përjetojë dhe të bëhet pjesë e kësaj orgazëme kolektive që ka përfshirë të gjithë Ballkanin. Ne s`kemi nevojë të përmbushim veten me këso ekzaltimesh e euforish, për të akuzuar e gozhduar madje dhe zbuluar tradhtarë. Përkundrazi duhet të rezistojmë dhe të synojmë për të qenë pjesë e një mentaliteti dhe kulture më të gjerë se sa m’veshja me agresivitet, turbo folklorizëm patriotik, kështu nuk duhet t`i të ngjyrosim dhe ti vizatojmë nuancat e dashurinë tonë ndaj kombit.
Dashurinë, ngjyrat, mendimet ose vlerat që i ndërton një komb i nënshtrohen të drejtës qytetare, pa përcaktim etnie ose kombi, të drejtës qytetare e shkrirë në vlera që përfaqësojnë uiversin dhe diversitetin e të gjitha kombeve. Për shkrimin e gazetarit Enver Robelli “Çmenduria në Beograd’’, pasuan akuza prej më të ndryshmeve për refleksionet e tij, opinionist, gazetarë e publicist kërkuan nga ai që dhe ai të shkrihet në turmë dhe të përjetoi orgazmën kolektive. Kjo është shqetësuese dhe në një farë forme alarmuese,është pranim drejtë dështimit të shoqërisë për të pranuar dhe akceptuar jo vetëm një mendim ndryshe por dhe një mendim jashtë euforisë dhe ekzaltimit që na ka kapluar këto ditë. Një mendim për të cilin ne veprojmë dhe jemi të përkushtuar në përditshmëri.
Habermas shkruan për Heinrich Heine, i cili kishte shkruar për “paragjykimet kombëtare” dhe “dashurinë për atdheun” në vitet 1828 plot 186 vite më herët. Sipas Habermasit, Heine e admiron patriotizmin francez dhe u ka zilinë francezëve, të cilët dashurinë për atdheun mund ta pikturojnë në ngjyra kozmopolite, sepse ata janë në gjendje, që vendlindjen e tyre ta idealizojnë si zanafillën e civilizimit dhe progresit human.
Nuk e besoi se ka qenë ndonjë shqiptar kundër fitores së Kombëtares së Shqipërisë, saqë një numër i madh u veshëm kuq e zi. Pamë, ndjemë dhe përjetuam secili në mënyrën tonë të gjithë atë çka ndodhi, tani po shkruajmë të gjithë. Përjetimet tona ishin të ndryshme por shkrimet i kemi të njëjta, vërtet interesante kjo.
Se a u ekzaltuam nga një ngjarje e futbollit ose më shumë se ngjarje, a po më tepër na mundi dhe dominoi nevoja për zbrazje të energjisë sonë edhe ëndrrave tona të fjetura që I kishim strukur dhe mbyllur në veten tonë. Nëse është kjo e dyta nuk e di pse gjithë ajo energji që po shpërfaqet në këto ditë keni lejuar të shtrydhet aq shumë, madje kaq gjatë. Më shumë kisha dashur ta shohë si mungesë integriteti për të rezistuar dhe jemi përfshirë në këtë eufori e cila nuk zgjatë më shumë se një ëndërr.
Ajo çka po ndodhë në Kosovë edhe në Shqipëri pas asaj në Beograd mendoi se është alarmante e neveritshme dhe zhgënjyese që artikulimi i ynë ishte në kor dhe u vërsulem t`i përpinim dhe ata pak publicist e analistë që dhanë mendime ndryshe. Aq shumë po ndjehemi të ekzaltuar dhe s`po arrijmë ende të shqitemi nga ajo dalldisja që na ka kapluar. Asnjëherë më shumë në jetën time s`kam dëgjuar e lexuar më shumë për patriotizmin e tradhtarët se sa kësaj jave.
Për të gjitha shkruam por jo për futbollin, madje për futboll nuk foli as Armand Duka, udhëheqësi i Federatës të Futbollit Shqiptar FFSH. I njohur ndryshe edhe si njëri kontrovers e madje i perceptuar nga publiku edhe si manipulant. Ku shpesh është akuzuar për ndikimin dhe përzgjedhjen e përbërjes së kombëtares në mënyrë jo meritore e me plot konflikte interesi. Një ndër problemet që është përballur në vazhdimësi kombëtarja shqiptare në futboll është edhe mos tërheqja e talenteve që mundë të jenë potencial për kombëtaren që të jetë sa më konkurruese në futbollin botërorë, e fajtori kryesor për këtë problem nga publiku shihet të jetë Duka. Qasja e tij e cilësuar si joprofesionale ka bërë që shumë shpesh kombëtarja të mos ketë mundësi të ketë në përbërjen e saj shumë talente të cilat mund të jenë potencial i madh për të përfaqësuar sa më denjësisht kombëtaren në përballjet me kombëtaret tjera në ndeshjet futbollistike. Siç po shihet të gjitha këto nuk është se e bëjnë Dukën , udhëheqës të denjë të FFSH-së dhe meritor për të arriturat e saj.
Edhe përkundër këtyre kësaj qasje joprofesionale dhe akuzave për manipulim Arman Duka, gjen guximin që të akuzojë disa nga djemtë tanë të rijë dhe të talentuar si: Behramin, Shaqirin etj dhe po mundohet të merr të drejtën mbi të vërtetën duke gjykuar sipas optikës së tij.
Ai në një farë forme tenton të ua mohoi dëshirën dhe dashurinë të jenë patriot, apo të duan kombin e vetë, ose duhet ta dashurojnë kombin sipas Dukës. Në një emision televiziv ka deklaruar se “nuk bie dakord me një lojë të dyfishtë e hipokrite që këta lojtarë bëjnë; nga njëra anë kanë bërë zgjedhjen e tyre, që duhet respektuar, nga ana tjetër duan të shfaqen edhe si shqiptaro-mëdhenj”, tha ai saktësisht. Në këtë diskutim e sipër, ai bëri një “diversion” brenda familjes Xhaka. “Xhaka ynë është futbollist më i mirë se sa Xhaka i Zvicrës”. Para se ta dimë se a janë patriot Behrami, Shaqiri, Xhaka e të tjerët, duhet të dimë kush është Duka. Kush ja ka dhënë këtë të drejtë që ky të përcaktojë se kush është patriot e kush nuk është. Paramendojeni, ky dhe ju respekton të drejtën të luajnë për Zvicrën, por i quan hipokrit, thua se ky pyetet për vullnetin e të tjerëve, të atyre që për të cilët as respekt s`ka treguar, se mos të flasim për ndonjë tjetër gjë, atë të cilën e bëjnë Krerët e Federative Kombëtare për talentet e vetë. Dhe pas këtyre deklaratave delikuente për habi nuk pashë ende ndonjë reagim nga askush, po dukemi sikur po përjetojmë një orgazëm kolektive.
Kjo deklaratë nuk është një mendim, një këndvështrim, kjo është akuzë, shpifje dhe fyerje, edhe atë nga njëri i institucionit, nga Federata e Futbollit të Shqipërisë. Kush është Duka, çfarë ka bërë ai në jetën e vetë për kombin, cilat janë patriotizmat që ai ka bërë, çka është patrioti sipas tij. Ai është aty për të zbuluar, përkrahur dhe për të nxjerrë talent futbolli, ai nuk është aty për të zbuluar kush na qenka patrioti e kush tradhtari. Çfarë donë Duka, kush në fakt po i duhet, për çfarë po i duhen ata djem për ti futur në skuadrën që më së paku te duket si skuadër, një skuadër që nuk arrin të zhvillohet nga interesat dhe ndërhyrjet, a po kërkon patriot , apo talent të futbollit.
Duka s`po fol për futboll por po fol për patriot, nëse Duka ka nevojë të mësoj mbi patriotizmin , besoi se gradualisht ndoshta po mëson, por jo nga ne. Sepse patriotizmi i ynë ju ka dukë gjellë ë trashë pa shije. Ai si dhe shumë të tjerë kryesisht në Shqipëri po mësojnë të duan kombin dhe vetveten nga ajo që përjetuan në Beograd. Sepse neve shpeshherë u jemi dukur në sytë e Dukës dhe Dukajve jo të pakët, kokë trashë të pa civilizuar, shumë nga ta menduan dhe vazhdojnë të mendojnë se ne nuk vlenim më shumë, ishim kokë trashë jo mjaftueshëm të edukuar dhe në një farë forme tërthorazi ndjejmë merita për ato që kemi përjetuar dhe jemi trajtuar si qytetarë të rendit të dytë e të tretë.
Mirë që po tentojnë të bëhen patriot nëse duan të bëhen, por nuk kanë të drejtë të bëhen përcaktues se çka është patriotizmi e kush na është patrioti e kush hipokriti e tradhtari.