Mungesa e kontrolleve shëndetësore nëpër shkolla, e transportit nga fshatrat e largëta në qytet, mungesa e punës vullnetare dhe praktike, aktiviteteve rinore, infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar, bibliotekave si dhe cilësia e dobët e shkollave profesionale janë disa prej shqetësimeve kryesore që kanë të rinjtë e Gjilanit, të cilat i kanë shpalosur gjatë Punëtorisë për politikat e të rinjve që KDI mbajti në këtë komunë.
Rreth 30 të rinj gjatë dy ditëve radhazi debatuan politikëbërjen, identifikuan zgjidhje për këto probleme dhe sfidat me të cilat ata përballen në nivel lokal duke hartuar rekomandime konkrete të cilat do t’ua prezantojnë kandidatëve potencial për zgjedhjet e ardhshme komunale.