Në një takim me një numër organizatash të shoqërisë civile kemi diskutuar të gjeturat e hulumtimit mbi Sistemin e Integritetit Kombëtar për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
Analiza e Sistemit të Integritetit Kombëtar (SIK) analizon 15 ‘shtylla’ kryesore në sistemin e qeverisjes si në drejtim të rreziqeve të brendshme sa i përket korrupsionit, gjithashtu edhe në kontributin e tyre në luftimin e korrupsionit në shoqëri. Qasja e hulumtimit e zhvilluar nga Transparency International fokusohet në analizimin e kapacitetit, qeverisjes dhe rolit që e ka secila nga këto shtylla sikurse organet qeveritare e gjyqësore por edhe atyre shtyllave të shoqërisë sikurse media, biznesi, shoqëria civile, partitë politike, etj.
Hulumtimi ofron standarde në bazë të të cilave matet zhvillimi i institucioneve, me theks te veçantë i atyre që kërkojnë vëmendje të shtuar në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe diagnstifikojnë integritetin institucional në teori (ligjet dhe institucionet) si dhe praktika (se si funksionojnë këto).
Fokus grupi i sotëm është i pari që organizohet për këtë hulumtim. Përfaqësuesit nga OJQ vendore ofruan perspektivat e tyre gjatë diskutimeve mbi Gjyqësinë, Prokurorinë dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit nga perspektiva e: (1) kapacitetit të përgjithshëm të institucionit; (2) qeverisja e brendshme e tyre në kuptimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies; dhe, (3) roli i saj i përgjithshëm për t’i kontribuar integritetit në sistemin e qeverisjes kombëtare. Takimi i tillë, në formën e fokus grupit, ka ndihmuar që të pasurojë raportin përfundimtar mbi Sistemin e Integritetit Kombëtar.
Raporti i plotë më gjetje parashihet që të publikohet në shtator 2015 dhe ka synim identifikimin e sfidave dhe ofrimin e rekomandimeve për të promovuar qeverisje më të mirë në Kosovë. Ky studim zhvillohet paralelisht në disa shtete të rajonit i udhëhequr nga sekretariati i Transparency International dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian