Në vazhdën e takimeve me institucionet përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, KDI ka zhvilluar dy takime të ndara me përfaqësues të Sekretariatit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të diskutuar lidhur me strategjitë për informim dhe edukim të votuesve dhe mënyrën se si produktet promovuese dhe edukuese të KQZ plasohen në publik.
Takimet kishin për qëllim gjetjen e formave të reja të promovimit që do të mund t’i kontribuonin uljes së numrit të fletëvotimeve të pavlefshme nëpërmjet fushatave për informim dhe edukim gjatë kohës së zgjedhjeve.
Po ashtu, KDI është duke zhvilluar një analizë profesionale lidhur me fushatat vetëdijësuese të këtij institucioni dhe do të dalë me gjetjet dhe rekomandimet gjatë javëve në vijim.