Takim me banorët e fshtit Krajk

01.01.2011

6 mars 2010Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit ?Pjesëmarrja qytetarë dhe principet për një qeverisje të mirë? të mbështetur nga OPIC, ka mbajtur një takim më banorët e fshatit Krajk të Komunës së Prizrenit.

Qëllimi i organizimit të këtij takimi ishte prezantimi i punës së KDI-së dhe njoftimi me brengat dhe kërkesat e këtij fshati.

Në këtë takim banorët e fshatit Krajk njoftuan për problemet e hasura në disa lagje të këtij fshati në mungesë të kanalizimit, problemet me ujë të pijshëm përkatësisht mungesën e ujit të pijshëm, problemet me energji elektrike dhe nevojën për ndërtimin e një trafoje të re dhe çështje tjera.

Duke pas parasysh përvojën e KDI-së gjatë viteve të kaluara në drejtim të avokimit rreth çështjeve me interes për qytetarët, KDI u ka ofruar banorëve të fshatit Krajk me qëllim të realizimit të kërkesave të tyre.

Në këtë drejtim, me kërkesë të banorëve të fshatit Krajk, KDI është zotuar për ndërmarrje të një fushate avokimi me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e kanalizimit në këtë fshat në bashkëfinancim të banorëve të fshatit dhe Komunës së Prizrenit.

Andaj, me qëllim të organizimit të punëve në këtë drejtim, është themeluar një komision i cili do të vazhdojë angazhimin në drejtim të hartimit të projektit për ndërtimin e kanalizimit dhe grumbullimit të fondit prej 30 % dhe më pas prezantimit të këtij projekti pranë organeve kompetente të Komunës së Prizrenit me qëllim të sigurimit të pjesës tjetër prej 70 % të mjeteve financiare.