Instituti Demokratik i Kosovës dënon rëndë sulmin e mbrëmshëm me zollë kundër Kuvendit të Kosovës. Sulmet e tilla cënojnë rëndë rendin dhe ligjin e shtetit tonë, e mbi të gjitha demokracinë në vend.
Në një periudhë kohore kur priten të mirren vendime të rëndësishme nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sulme të tilla përçojnë mesazhe të urrejtjes, frikës dhe pasigurisë. Krimi dhe sulmet e natës nuk kanë vend në shoqëri e shtete që si themele të tyre kanë lirinë, demokracinë dhe sigurinë e qytetarëve të vet.
KDI u bën thirrje organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe sa më shpejt të zbardhin këtë akt kriminal.