Prishtinë, 20 korrik 2010. – Një grup studentësh të Universitetit Veror të Prishtinës, nga drejtimi Roli i medieve në politikë, kanë vizituar Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), me ç?rast, drejtori ekzekutiv i saj, Ismet Kryeziu u ka mbajtur një ligjëratë lidhur me rolin e medieve në Kosovë.
Kryeziu ka folur para studentëve vendorë e të huaj lidhur me rolin e medieve karshi shoqërisë civile, si dhe prezantimin e aktiviteteve të organizatës nga media. Ai i ka njoftuar studentët edhe për organizimin dhe funksionimin e organizatës.
Nga ana tjetër, studentët kanë bërë pyetje të ndryshme lidhur me misionin, sfidat dhe vizionin e organizatës. Studentët janë interesuar edhe për ndikimin e raporteve dhe aktiviteteve të organizatës në ndryshimin e politikave të institucioneve. Lidhur me këtë çështje Kryeziu ka përmendur rastin e fundit të kthimit të sërishëm në Kuvend të Ligjit për të Drejtat dhe Privilegjet e Deputetëve, pas presionit të KDI-së dhe organizatave të tjera, si dhe disa raste tjera.