Përmes një konference për media, pesë (5) Organizatat e Shoqërisë Civile (AVOKO, EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI dhe PRAK) kanë bërë publik raportin e përbashkët në procesin e monitorimit të prokurimit përkatësisht të tenderit “Ndërtimi i pishinës olimpike në Prizren”. Në kuadër të raportit evidentohen shkelje ligjore nga procedurat e hapjes deri në nënshkrimin e kontratës si dhe kanë vijuar shkeljet ligjore në menaxhimin e kontratës pas nënshkrimit të saj. Tenderi në fjalë kishte vlerën prej 2 milion e 499 mijë euro.