Shpaloset platforma per barazi gjinore ne Prizren

12.09.2017

KDI në bashkëpunim me Ec Ma Ndryshe dhe FEMaktiv, mbajti takimin e dytë me gratë kandidate për Asamble komunale në Prizren, duke prezantuar draftet e hulumtimit dhe platformës për barazi gjinore, në kuadër të projektit “Gratë të bashkuara për një qeverisje dhe mjedis me të favorshëm politik, ekonomik dhe shoqëror”.
Fokusgrupi ishte i përfaqësuar nga subjektet politike: AAK, NISMA, Koalicioni Vakat, Alternativa, KDTP, NDS.

Takime të tilla, do të vazhdojnë të organizohen me qëllim të ofrimit të asistencës mbi ngritjen e kapaciteteve dhe profilit politik përgjatë fushatës zgjedhore dhe paralelisht kësaj, duke ofruar një platformë të barazisë gjinore për komunën e Prizrenit, me qëllim të ndikimit në avancimin e politikave lokale dhe vendimeve, të cilat janë në kompetencë ekskluzive të Kuvendit Komunal.