Me qëllim që të analizohet në mënyrë më përmbajtjesore agjenda legjislative e Kuvendit të Kosovës
dhe fushat në të cilat organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët mund të ofrojnë kontributin e tyre, KDI ka mbajtur sot në Mitrovicë një takim diskutues për të bashkëbiseduar me qytetarë e shoqëri civile për këtë çështje.
Qytetarët kanë kërkuar monitorim më të madh të zbatimit të ligjeve nga ana e Kuvendit si dhe organizim më të shpeshtë të dëgjimeve publike për projektligjet që janë në shqyrtim në Kuvend, në mënyrë që të përfillen edhe qëndrimet e tyre për projektligje të caktuara.
Kuvendi i Kosovës është në proces të miratimit të Programit të Punës për vitin 2019. Në këtë program janë përfshirë projektligjet të cilat parashihen të dërgohen nga Qeveria, projektligjet për të cilat Kuvendi synon të marrë iniciative ligjore, si dhe aktivitetet për të vlerësuar nivelin e zbatimit të ligjeve.