Raporti përmbledhës për kuvendet e komunave të Regjioni të Prizrenit

01.01.2011

Prizren, 11 mars 2011. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka hartuar raportin mbi punën e kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit për muajin shkurt 2011.
Kuvendet i Komunës së Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës gjatë muajit shkurt 2011 kanë mbajtur nga një seancë, Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur dy seanca njëra prej të cilave ka qenë e thirrur si solemne.Shqetësuese paraqitet rasti me Kuvendin e Komunës së Rahovecit e cila gjatë muajit shkurt nuk ka mbajtur asnjë seancë.

Siç u cek edhe më lart, Kuvendi i Komunës së Rahovecit gjatë muajit shkurt nuk ka mbajtur asnjë seancë, duke vazhduar me trendin e njëjtë të gjashtë mujorin të vitit paraprak, me një performancë të dobët në drejtim të trajtimit të çështjeve që janë në kompetencë të komunës si organ më i lartë i vetëqeverisjes lokale.

Instituti Demokratik i Kosovës i rekomandon Kryesuesit të Kuvendit të Komunës që sa më shpejtë të thërret mbledhjet e Kuvendit ngase ai është edhe kompetent i vetëm i thirrur sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i bënë thirrje qeverisë lokale të Malishevës që të ketë parasysh gjendjen ekonomike që mbretëron në vend andaj edhe projekt rregullorja për ngarkesa, tarifa dhe gjoba komunale të jetë në harmoni më gjendjen e tillë ekonomike. Po ashtu çdo ndryshim të kësaj projekt rregullore për pozicionet e caktuara duhet të merret edhe mendimi i komunitetit të biznesit gjithnjë me arsyetimin që projekt rregullorja në fjalë të jetë sa më e pranueshme për gjithë.

Instituti Demokratike i Kosovës vlerëson lart vendimin e partive opozitare të Prizrenit për tu kthyer në sesionet e Kuvendit të Komunës që me kontributin e tyre pozitive gjatë këtij sesioni kanë treguar gatishmërinë dhe vullnetin për zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohet komuna e Prizrenit.

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson pozitivisht reagimin e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Dragashit për të parandaluar fillimin e debatit për çështjen e mbulimit të sesioneve të Kuvendit nga një radio lokale, pasi që anëtari i asamblesë që e ngriti këtë çështje kishte konflikt interesi.

Instituti Demokratik i Kosovës, e vlerëson si shume pozitive gatishmërinë e zyrtareve komunal të Mamushës për të raportuar pran Kuvendit të Komunës për çështjet qe ngritën, edhe pse thekson që është e domosdoshme që ata të mos thirren ad hoc, por të njoftohen paraprakisht me qëllim të përgatitjes sa me të mirëfilltë.

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit ?Pjesëmarrja qytetare në proceset demokratike? të mbështetur nga Olof Palme Center (OPIC).

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e cila ka për mision të ofrojë mbështetje në zhvillimin e demokracisë përmes fuqizimit dhe ndikimit të sektorit joqeveritar në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së institucioneve qeveritare.

Merrni raportin këtu