17 mars 2010Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të projektit të financuar nga Olof Palme Inernational Center (OPIC) ka publikuar Raportin mbi punën e kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit.
Ky raport i cili ka përfshirë muajt Janar dhe Shkurt 2010 përmban të dhëna nga puna e kuvendeve të komunave nga disa segmente të kompetencave të tyre dhe shkeljet ligjore të bëra në këtë periudhë. Ky raport po ashtu përmban të dhëna për qeveritë komunale dhe të dhëna rreth buxhetit të komunave të Regjionit të Prizrenit.
E gjetura kryesore e ?Raportit për punën e kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit? për periudhën Janar ? Shkurt 2010, janë një sërë shkeljesh të bëra nga këto institucione. Këtu përfshihen shkelja e Nenit 42 dhe 35 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (nene këto të cilat rregullojnë çështjen e thirrjes së seancës inauguruese dhe dhënies së betimit të anëtarëve) në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, shkelja e po këtyre neneve edhe në Komunën e Malishevës, përkatësisht kryesimi i seancës inauguruese nga Kryetari i Komunës së Malishevës e jo nga anëtarë më i vjetër i Kuvendit të Komunës dhe mos dhënia e betimit të 12 anëtarëve të KK të Malishevës në kohë të paraparë me LVL.
Shkelja tjetër e evidentuar në këtë raport është ajo në Kuvendin e Komunës së Rahovecit përkatësisht shkelja e Nenit 50 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Në këtë rast Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka bërë zgjedhjen e Kryesuesit të këtij organi gjashtë (6) ditë pas kalimit të afatit të lejuar me LVL (30 ditë).
Ndërkohë që edhe në Kuvendin e Komunës së Suharekës është evidentuar shkelje në lidhje me numrin e anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa të këtij organi. Në këtë rast, për anëtarë të KPF-së, Kuvendi i Komunës së Suharekës ka zgjedhur 9 anëtarë. Duke qenë se Kryesuesi i Kuvendit të Komunës automatikisht është kryesues edhe i KPF-së, ka rezultuar se Komiteti për Politikë dhe Financa në Kuvendin e Komunës së Suharekës ka gjithsej 10 anëtarë.
Në ?Raportin për punën e kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit? janë paraqitur të dhëna edhe rreth qeverive komunale të këtyre komunave ku është vënë në pah se në Komunën e Prizrenit ende nuk është bërë caktimi i numrit të drejtorive komunale dhe emërimi i drejtorëve.
Po ashtu edhe në Komunën e Dragashit ende nuk është bërë emërimi i drejtorëve të rinj edhe pse partnerët e koalicionit parimisht janë pajtuar me formulën për bashkëqeverisje. Problematike në këtë rast është paraqitur mungesa e votave të mjaftueshme (2/3) në Kuvend e koalicionit për të ndryshuar Statutin e Komunës së Dragashit duke rritur numrin e drejtorive nga 8 sa kanë qenë në mandatin e kaluar në 9.
Duhet shtuar se në takime të shumta me drejtorë të drejtorive komunale të komunave të
Regjionit të Prizrenit është konstatuar se ka pas:
Së fundi, në ?Raportin për punën e kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit? janë dhënë informata edhe rreth buxhetit të këtyre komunave ku për vitin 2010 është paraparë që Komuna e Prizrenit të ketë një buxhet prej 25,649,756 ?, Komuna e Suharekës 9,411,709 ?, Komuna e Rahovecit 7,992,474 ?, Komuna e Malishevës 7,530,999 ?, Komuna e Dragashit 4,280,965 ? dhe Komuna e Mamushës për vitin 2010 do të ketë një buxhet prej 833,914 ?.