Qytetarë të Komunës së Dragashit praktikojnë vendim-marrjen publike

22.11.2016

Në vazhdën e aktiviteteve me qëllim të motivimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe nxitjes së transparencës dhe llogaridhënies institucionale, KDI mbajti të martën trajnim njëditor me qytetarë të Komunës së Dragashit. Ky trajnim rezultoi me përpilimin e një sërë kërkesash për qasje në dokumentet publike. 

Pjesëmarrësit ishin të interesuar të dinë lidhur me buxhetin, ndarjen e subvencioneve, vendimet e Kuvendit të Komunës etj., të cilat do t’i dorëzojnë në formë të kërkesave në këtë komunë.