Edhe studentët e Prizrenit u bënë pjesë e punëtorisë dy ditore për llogaridhënie me 16 e 17 dhjetor, 2016 që KDI po organizon në qendrat kryesore universitare të Kosovës. Për dy ditë me radhë, rreth 20 studentë prizrenas përfituan nga trajnimet dhe diskutimet për mekanizmat e llogaridhënies publike, ideologjinë e partive politike, platformat dhe mbikëqyrjen e zbatimit të premtimeve zgjedhore, vëzhgimin e zgjedhjeve si dhe përdorimin e teknologjisë informative për të rritur llogaridhënien e politikanëve.
Ky projekt që ka për qëllim fuqizimin e votuesve të rinj përkrahet nga Ambasada Britanike në Kosovë. Punëtoria e fundit për këtë vit do të mbahet në Pejë, më 20 dhe 21 Dhjetor 2016.