KDI/DnV ka mbajtur punëtori dyditore me temë “Shoqëria civile për reformën zgjedhore”, me qëllim të unifikimit të qëndrimit të shoqërisë civile, lidhur me nevojën për inicim të reformës zgjedhore si dhe identifikimin e çështjeve që duhet të përfshijë kjo reformë.
Gjatë kësaj punëtorie që po mbahet në Strugë do të diskutohet për nevojën për reformim të sistemit aktual zgjedhor në vend, si dhe opsionet për përmirësimin e sistemit të tanishëm, në mënyrë që të eliminohen të gjitha defektet e evidentuara përgjatë cikleve të kaluara zgjedhore.
Po ashtu synohet që së bashku me organizatat e shoqërisë civile që merren me zgjedhje, të evidentohen pikat kryesore të cilat duhet të preken nga procesi i reformës zgjedhore si dhe të nxirret një deklaratë e përbashkët me qëndrimet e shoqërisë civile lidhur me këtë proces.
Ky aktivitet mbështetet nga DSP.