Publikohet indeksi global i përceptimit të korrupsionit, Ska progres në Kosovë

27.01.2016

Sipas CPI 2015, Kosova nuk ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit dhe kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe me keq se të gjitha shtetet e rajonit.

Sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit, Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim krahasuar me dy vitet e fundit. Për dallim nga shtetet rajonit, të cilat kanë një lëvizje drejt përmirësimit, Kosova nuk ka lëvizur nga vlerësimet e viteve paraprake. 
Kosova sivjet është notimi me 33 pikë dhe është radhitur në pozitën numër 103.
Notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e mitëmarrëjes së përhapur, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Mungesa e kapaciteteve të gjyqësorit, mungesa e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës gati në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv kanë bërë që Kosova të kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe me keq se të gjitha shtetet e rajonit.