Edhe katër komuna të tjera janë bërë pjesë e bashkëpunimit në kuadër të projektit për rritjen e llogaridhënies së institucioneve lokale, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë.
Përfaqësues të KDI kanë zhvilluar katër takime të ndara me kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, kryetarin e Komunës së Kamenicës z.Qendron Kastrati, kryetarin e Komunës së Graçanicës z.Srdjan Popoviq si dhe nënkryetarin e Komunës së Shtërpcës z.Ivica Tanasijevic.
Në këto takime, autoritetet lokale kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë gjatë zbatimit të këtij projekti me qëllim të rritjes së llogaridhënies komunale, nxitjes së qytetarëve për pjesëmarrje në vendimmarrje si dhe përfshirjen e kërkesave të tyre në politikat komunale.